Milani lëkundet: mes zgjedhjeve të diskutueshme, kufizimeve në organikë (të cilat merkato duhet t’i zgjidhë) dhe një mentaliteti të brishtë, çdo ndeshje tani bëhet një finale
Sezoni i Milanit në Serie A është një altalenë konstante, ku kuqezinjtë nuk janë arrijnë dot të ruajnë qëndrueshmërinë e nevojshme për të aspiruar majat. Gabimet e deritanishme janë reflektim i menaxhimit kompleks dhe të një organike që nuk e mban dot peshën e pritshmërive. Sergio Conceiçao, i ardhur me ambicien për të rigjallëruar grupin dhe për ta bërë të suksesshëm, po gjen në rrugën e tij më shumë pengesa sesa pritej.
Superkupa e fituar në Riad nuk i dha dhomës së zhveshjes atë shtytje emocionale që priste, por përkundrazi la të paprekur në Milanello problemin themelor: mentalitetin e një skuadre të pazonja për t’i përballuar me vendosmërinë e duhur ndeshjet vendimtare. Gabimet taktike, gabimet në përqendrim dhe zgjedhjet e dyshimta akumulohen… Është e qartë se diçka duhet të ndryshojë, shpejt.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Problemi kryesor i Milanit qëndron tek ndërtimi i organikës. Klubi nuk ka vënë në dispozicion, fillimisht të Fonsecën dhe tani Conceiçaos, një skuadër adekuate për të përballuar një sezon plot angazhime dhe ambicie. Mungesa e alternativave cilësore ka qenë qartësisht evidente kundër Juventusit: teksa Thiago Motta ka mundur të mbështetet në një stol të thellë dhe lojtarë të mësuar të menaxhojnë presionin, kolegut të tij portugez iu desh të mbështetej te të rinjtë premtues (Camarda) ose lojtarë tashmë jashtë projekti, si Luka Jovic.
Organikës i mungon ekuilibri dhe eksperienca në momentete kyçe, dhe kjo përkthehet në një skuadër të brishtë dhe të papërgatitur. Mbërritja e Kyle Walker nga Manchester City është një shenjë pozitive, por është e qartë se nevojiten përforcime të mëtejshme për t’i dhënë Milanit një strukturë shumë më solide.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për ta rikthyer grupin në rrugën e duhur nevojiten ndërhyrje të menjëhershme dhe të synuara. Boshllëqet në organikë tashmë janë të qarta për të gjithë: përveç mbrojtësit të djathtë, nevojitet edhe një zëvendës Fofana në mesfushë për të garantuar soliditet dhe rotacione cilësore, edhe një anësor i ri sulmues i mësuar të luajë si qendërsulmues i zoti për të sjellë paparashikueshmëri në manovër.
Mirëpo, përtej çdo ndërhyrjeje në merkato, Milanit i duhet një ndryshim ritmi nga kndvështrimi mendor. Skuadra duhet të rifitojë besimin dhe identitetin, të cilat janë thelbësore për të përballuar garën gjithnjë e më të ashpër për vendin e katërt. Zlatan Ibrahimovic ka siguruar se gjithçka është nën kontroll, por fjalët e Senior Advisor – Këshilltarit të Lartë të RedBird, duhet të pasohen me veprime. Pa një ndërhyrje të vendosur dhe të menjëhershme, rreziku është që kualifikimi për në Champions League të bëhet gjithnjë e më shumë një mirazh.