Merkato Milan, Thiaw: 30 milionë euro nga Newcastle! Përgjigja e Rossonerëve

Milanistat
2 Min Read

Shumë lëvizje përsa i përket merkatos Milan mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme.

Rossonerët mund të mbyllin të paktën dy blerje të reja, por sytë edhe ndaj shitjeve të mundshme, me shumë teprica që janë me valixhe në dorë, gati për t’u larguar nga Milanello dhe me të tjerë lojtarë që gjithashtu mund të jenë me interes në kampionate të tjera të rëndësishme, siç është Premier League.

Thiaw, çfarë duan Rossonerët

Ka qenë ekspert i njohur i merkatos Luca Bianchin, që për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka folur për merkaton Milan dhe veçanërisht për Malick Thiaw. Sipas ekspertit, Newcastle do t’i kishte bërë një goxha ofertë Milanit për kartonin e Thiaw. Ndërkohë që nëpërmjet profilit të tij X, publikon edhe përgjigjen e Rossonerëve për anglezët.

Newcastle i ka ofruar 30 milionë euro Milanit për Malick Thiaw. Milani, pavarësisht ofertës, ka ndërmend ta mbajë Thiaw, sidomos pasi Allegri e ka parë dhe vlerësuar në turne.”

Siç raportohet nga kolegët e rozës, Milan nuk do të kishte kërkuar ngritje të ofertës, përkundrazi, rossonerët synojnë ta mbajnë Thiaw, pavarësisht një oferte kaq të rëndësishme. Plani i Rossonerëve është të luajnë me tre mbrojtës qendrorë. Thiaw mund të luajë në qendër të një mbrojtjeje me tre ose edhe si mbrojtës anësor, ndërsa Milani mund të shesë të tjerë lojtarë, si Chukwueze dhe Musah. Sidoqoftë, nuk përjashtohet një ofertë tjetër edhe më e madhe e Newcastle për Thiaw.

Share This Article
Pa Komente