MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato Milan – Tërmeti Ibrahimoviç: “Ka vendosur! Do të largojë…” | Më të fundit
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato Milan – Tërmeti Ibrahimoviç: “Ka vendosur! Do të largojë…” | Më të fundit

By
Milanistat
14.02.2025
11 Min Read
Share
SHARE

Senior Advisor RedBird te Milani, është gati të ndërhyjë sërish në merkaton Milan me dorë të hekurt për merkaton e rradhës: ja kush rrezikon largimin dhe çfarë pritet të ndodhë në casa Milan

Gjatë seksionit të merkatos së riparimeve dimërore të janarit, Milani ka treguar se nuk ka frikë të ndërhyjë dhe të ristrukturojë thellësisht organikën e tij, si me goditje të reja ashtu edhe me disa shitje të rëndësishme. Klubi kuqezi do të vazhdojë sërish në këtë rrugë dhe me këtë filozofi, e cila, në fakt, do të përforcohet edhe më shumë në vigjilje të verës së ardhshme. Zlatan Ibrahimovic, në fakt, është gati për një revolucion të ri, i cili nisi në janar dhe do të shohë zhvillimin e tij gjatë muajve në vijim. Në fakt, gjatë merkatos së rradhës, Milani është i destinuar të ndryshojë akoma edhe më thellë.

Është pikërisht kjo arsyeja që këto ditë po bëhen vlerësime të mëdha në lidhje me transferimet dhe se kush nuk do të jetë më pjesë e projektit teknik kuqezi. Disa lamtumira tani duket se janë të padiskutueshme, por kujdes. Në fakt, Ibra do të ishte i gatshëm edhe të largonte disa nga bigët kuqezi. Asnjë frikë nga ky këndvështrim, slogani aktual i merkatos Milan është shumë i qartë: askush nuk është i pashitshëm. Për këtë qëllim, kemi realizuar atë që aktualisht është bursa e përditësuar me të përqindjet e updatuara në lidhje me largimet e mundshme nga organika e kuqezinjve: ia nisim pra me listën tonë, emër për emër, nga përqindjet më të ulëta të largimeve të mundshme, e deri tek ato më të lartat.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

1) STRAHINJA PAVLOVIC – Serbi, ishte në dyshim në janar, kur dukej se edhe ai mund t’i thoshte lamtumirë Milanit pas vetëm disa muajsh kuqezi. Në fund, pavarësisht sulmeve të rëndësishme prej disa klubeve, Ibrahimovic vendosi ta mbajë në Milano, duke refuzuar madje edhe disa oferta shumë interesante financiare. Tani Pavlovic e ka rifituar vendin e titullarit në qendër të mbrojtjes dhe për këtë arësye, shitja e tij në verë aktualisht duket mjaft e largët. Por pretendentët nuk mungojnë dhe nëse ndonjëra do të paraqitej në derën e Milanit me një ofertë të pahijshme, atëherë gjithçka mund të rikthehej në lojë. Për momentin, megjithatë, shanset për largim mbeten mjaft të ulëta: përqindja, 20%.

2) MIKE MAIGNAN – Vëmendje situatës më të fundit në lidhje me portierin francez, që është e trazuar dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Gjithçka do të varet nga mënyra se si do të vazhdojnë negociatat për rinovimin e kontratës, në skadencë më 2026. Palët duket se janë ende optimiste, por për momentin marrëveshje nuk ka. Dhe ndërkohë, kanë filluar të bien sërish sirenat e merkatos për Majk, me PSG-në që thuhet se është gati të bëjë një lëvizje të re për numrin 16 kuqezi. Nëse parizienët do të hidhnin në tryezë një ofertë konkrete dhe domethënëse, nuk përjashtohet që Maignan të mund të kthehet në shtëpi, në Paris. Situata që duhet monitoruar me kujdes. Sot për sot, jemi vetëm në 35% probabilitet, i cili megjithatë mund të rritet ose të shuhet në çdo moment, në varësi të mënyrës se si evoluon situata.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

3) FIKAYO TOMORI – Vazhdojmë të rritemi në përqindje me mbrojtësin anglez, i cili nuk është i sigurt për një rikonfirmim edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht se ka rifituar vendin në formacion dhe vazhdimësinë me Sergio Conceicaon. Në janar, më në fund qëndroi, por në verë do të jetë një tjetër histori. Tomori ka shumë merkato, veçanërisht në Premier League dhe ka gjasa që për të të vijnë oferta të ndryshme. Milani do të ishte i gatshëm të dëgjonte çdo ofertë mbi qendërmbrojtësin, shitja e të cilit mund të garantonte një fitim të konsiderueshëm kapital. Shkalla e lamtumirës rreth 45%.

4) EMERSON ROYAL – Ndjenja e fortë është se vetëm dëmtimi e pengoi brazilianin të shitej pak muaj pas zbarkimit në Milano. Rendimenti i tij ka qenë deficitar këtë sezon, aq sa Milani u detyrua të ndërhynte sërish në rolin e tij, duke u përqëndruar te Walker. Për këtë arsye, ka gjasa që kuqezinjtë të tentojnë ta nxjerrin në merkato Emerson Royal. Megjithatë, nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Në fakt, Milani nuk mund të lejojë të zhvleftësohet, përndryshe do të pësonte një humbje shumë të rëndë. Megjithatë, do të jetë e vështirë të gjesh blerës seriozë që do të vendosin shumë para në tavolinë për klasin ’99, pas një sezoni të tillë. Për këtë arsye përqindjet nuk mund të jenë shumë të larta: jemi rreth 50%.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

5) TAMMY ABRAHAM – Për qendërsulmuesin anglez nuk flasim për një transferim të vërtetë, por për një lamtumirë të mundshme për shkak të një shpagimi të dështuar nga Roma. E ardhmja e Abraham te Milani është në fakt shumë e diskutueshme dhe në pikëpyetje. Gjithçka do të varet nga performancat e tij dhe nga ajo që ai do të arritjë të tregojë në fushë nga tani deri në fund të sezonit. Nëse paraqitjet e tij do të mbeteshin të njëjta, me më shumë ulje se sa ngritje, atëherë Milani mund të vendosë realisht që të mos e shpagojë nga Roma, e cila ndër të tjera duket se nuk është e gatshme të bëjë zbritje. Një shkëmbim me Saelemaekers është pothuajse i pamundur këtë herë, anglezi është në rrezik: 55% mundësi për largim.

6) RUBEN LOFTUS-CHEEK – Edhe për shkak të dëmtimeve të ndryshme, ish-mesfushori i Chelsea është zhdukur plotësisht nga radarët e Milanit. Dhe duket e vështirë që ai të mund të rihyjë brenda një kohe të shkurtër. Pikërisht nën dritën e ndalesave të shumta, moshës së tij jo më të re (29 vjeç) dhe një kontrate në skadencë më 2027, ka të ngjarë që Milani të vendosë ta verë në mesin e lojtarëve që mund të shiten në funksion të merkatos së rradhës. Klubi kuqezi do të ishte i gatshëm të dëgjonte çdo propozim që arrin për RLC, i cili edhe kur ka luajtur nuk ka arritur të rikthehet në nivelet e vitit të kaluar. Mundësia e transferimit është rreth 60%.

7) THEO HERNANDEZ – Pas muaj zërash, kontaktesh për rinovim, lajmesh por edhe performancash me ulje-ngritje, tashmë po i afrohemi vërtet gjithnjë e më shumë momentit të së vërtetës për të ardhmen e mbrojtësit francez. Jemi o brenda, o jashtë: ose do të rinovoj ose do të jetë lamtumirë në verë. E, me sa duket, opsioni i dytë është më konkreti në këtë moment. Negociatat për zgjatjen e kontratës – në skadencë më 2026 – duket se janë shumë larg një mbyljeje të mundshme pozitiv. Ndërkohë, PSG, Manchester City, Real Madrid dhe Bayern Munich vazhdojnë të monitorojnë situatën, në pritje për të bërë përpara konkretisht. Por tashmë mund të themi që tani se Theo Hernandez dhe Milani nuk kanë qenë kurrë kaq larg sa tani. Lamtumirë e mundshme me 65%.

8) SAMUEL CHUKWUEZE – Anësori nigerian pothuajse është zhdukur nga rotacioni ofensiv i Milanit, aq më shumë tani, pas merkatos dimërore që i dha Conceicaos përforcime të rëndësishme në repartin e sulmit. Trajneri portugez nuk e sheh dhe e përdor me masë, fati i tij duket thuajse i vulosur, nëse gjërat nuk marrin një tjetër rrjedhë. Chukwueze e ka kuptuar se nuk ka shumë të ardhme te kuqezinjtë, aq sa agjenti i tij po punon që tani për t’i gjetur një sistemim të ri për sezonin e ardhshëm. Milani është gati ta lejojë të largohet, por do të donte të rikthente investimin e bërë. Prandaj do të duhet gjendur kuadri i duhur, me interesa të ndryshme për t’u vënë dakord. Por transferimi është padyshim hipoteza më konkrete dhe më e mundshme për klasin ’99: jemi rreth një mundësie 70%.

9) LUKA JOVIC – Pa asnjë dyshim, sulmuesi serb rezulton ndër tepricat e Milanit dhe në listën e atyre që nuk bëjnë më pjesë në projektin teknik të kuqezinjve. Ibrahimovic dhe njerëzit e merkatos Milan u përpoqën ta sistemonin që në janar, por nuk arritën të gjenin zgjidhjen e duhur që i pëlqente lojtarit. Jovic ka refuzuar disa destinacione, duke preferuar t’i shtyjë kërkimet për ekipin e tij të ri deri në verë. Vetëm një ndryshim i ri i mendjes nga ana e lojtarit mund ta ndalojë transferimin, të cilin Milani e konsideron të padiskutueshëm. Për këtë probabiliteti që ai të largohet është 95%.

10) ALESSANDRO FLORENZI – E mbyllim këtë renditje speciale me anësorin italian, lamtumira e të cilit në fund të këtij sezoni tashmë është e vendosur dhe e padiskutueshme. Kontrata e 33-vjeçarit ish Roma skadon qershorin e ardhshëm dhe një rinovim i ri qartësisht nuk është një opsion në tavolinë. Do të jetë 100% lamtumirë. Megjithatë, jo vetëm lamtumirë dhe transferime. Në fakt, orët e fundit kanë mbërritur edhe disa lajme të bujshme në lidhje me merkaton Milanit.

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
TAGGED:Alessandro FlorenziBayern Munichcasa MilanChelseaEmerson RoyalFikayo TomoriKlubi kuqeziLuka JovicManchester CityMerkato MilanMike MaignanMilan Senior AdvisorParisPremier LeaguePSGReal MadridRevolucionRomaRuben Loftus-CheekSaelemaekersSamuel ChukwuezeSergio ConceicaoStrahinja PavlovicTammy AbrahamTheo HernandezWalkerZlatan Ibrahimovic
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Merkato Milan

E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?