Marrëveshja e mundshme transferimi mes Milanit dhe Monzës në kuadër të dritares së merkatos së riparimeve dimërore. Negociatave me Zlatan Ibrahimovic dhe Adriano Galliani i shtohen edhe kontaktet e sotme telefonike
Merkato e riparimeve të janarit po afron me shpejtësi me dritaren dimërore të negociatave e cila do të hapet me ardhjen e vitit të ri. Milani dhe Monza, shpesh duke punuar së bashku në disa operacione, së shpejti mund të mbyllin një tjetër.
Mbetet pothuajse gjysma e sezonit aktual dhe klubet do të mund të bëjnë korrigjime në skuadrat e tyre me operacionet e merkatos që synojnë t’i përmirësojnë ato boshllëqe të ekspozuara në pjesën e parë të kampionatit. Në casa Milan, idetë duken të qarta dhe, pavarësisht rikthimit të afërt të Ismael Bennacer në fushë pas dëmtimit të tij të gjatë, klubi është gati të ndërhyjë në merkatos për të vënë në dispozicion të Paulo Fonsecës një mesfushor të ri.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Merkato, shkëmbimi i mundshëm mes Milanit dhe Monzës: kontaktet e para
Milani po ndjek me kujdes zhvillimin e Warren Bondo, mesfushorit francez të Monzës, i cili po bën shumë mirë nën drejtimin e Alessandro Nestës. Djaloshi transalpin do të përfaqësonte një goditje të rëndësishëm për kuqezinjtë e Fonsecës, i cili do të kishte kështu një alternativë për Youssouf Fofana.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Gjatë janarit, Milani do të donte t’i shmangte shpenzimet e tepërta dhe Bondo mund të mbërrijë te kuqezinjtë për një shumë prej rreth tetë milionë euro. Megjithatë, synimi i klubit milanez është të përpiqet që t’i ulë kërkesat e Monzës me përfshirjen e një huazimi të thatë të një prej lojtarëve të rinj më të mirë e më të talentuar në organikë.
Zlatan Ibrahimovic mund të vendosë në pjatë huazimin e Kevin Zerolit, me mesfushorin e ri klas 2005, i cili po bën shumë mirë kur impenjohet nga Daniele Bonera në skuadrën e Milan Futuro në Serie C. Zeroli e ka bërë tashmë debutimin e tij me Skuadrën e Parë me Stefano Piolin gjatë sezonit të kaluar, ku ka tërhequr vëmendjen e klubeve të tjera si Como dhe Empoli. Monza e Gallianit po e ndjek me kujdes dhe mund të kërkojë huazimin e kartonit të lojtarit për gjashtë muaj me premtimin se në rast shpëtimi ta zgjasë edhe një vit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani do të fillojë kështu të shikojë përreth për të gjetur mesfushorin që mund të organizojë skuadrën në dispozicion të Paulo Fonsecës në funksion të pjesës së dytë të kampionatit. Pëlqehet shumë Bondo edhe pse ëndrra mbetet Samuele Ricci. Për sa i përket mesfushorit të kombëtares italiane, çdo lloj diskutimi mund të shtyhet për sezonin e ardhshëm në përpjekje për të përfituar nga skadimi i kontratës së tij i parashikuar në qershor 2026.