Milani po vëzhgon me vëmendje merkaton për janar me qëllim që të fuqizojë sulmin dhe të garantojë paparashikueshmëri më të madhe në krahët sulmues. Skuadra Rossonere, duke pasur parasysh kualifikimin e mungyar për në kompeticionet evropiane, aktualisht ka një organikë jo të thellë: krerët e klubit po punojnë për t’i ofruar Allegrit më shumë mundësi, edhe në janar.
Objektivat e identifikuar duhet të kombinojnë cilësi teknike, përshtatshmëri të menjëhershme dhe gatishmëri për t’u integruar menjëherë në grup.
Shifrat për janarin
Sipas burimeve angleze, konkretisht të kolegëve të TeamTALK, është Gabriel Martinelli ai që ka përfunduar në shënjestrën e Rossonerëve për merkaton e riparimeve dimërore. Anësori brazilian, klas 2001, e ka humbur vendin e titullarit te Arsenali në favor të blerjes së re Eberechi Eze, duke luajtur për vetëm 142 minuta në tre javët e para të Premier League.
Klubi londinez synon një shitje prej rreth 60 milionë paundësh (afro 70 milionë euro), ndërsa Milani po e vlerëson operacionin në rreth 40 milionë paund (pak më shumë se 45 milionë euro). Hendeku midis kërkesës dhe ofertës potenciale është i madh, por drejtori sportiv Tare nuk duket i dekurajuar duke pasur parasysh minutazhin e kufizuar të djaloshit dhe duket se është i vendosur të bëjë një lëvizje të fortë që në janar.
Detajet dhe strategjia
Martinelli ka shënuar 10 gola dhe dhënë 6 asiste në 51 ndeshje në sezonin 2024-2025, duke konfirmuar rendiment dhe qëndrueshmëri nën drejtimin e Mikel Arteta. Për më tepër, lojtari zotëron edhe një pasaportë italiane, konfirmojnë burimet, kështu që nuk do të kishte probleme me teserimin e tij në Serie A.
Zgjedhjet e mundshme taktike të Allegrit
Ardhja e Martinellit do të ofronte zgjidhje të reja sulmuese dhe thellësi më të madhe në sulm, duke i mundësuar Allegrit të menaxhojë më mirë rotacionet e titullarëve dhe të ndryshojë lojën në krahë. Braziliani mund të vijë në rast se shitet Leao.