Merkato Milan, tani një mbrojtës me peshë për t’ia dhuruar Allegrit: ideja e fundit e drejtorit Tare

Teksa e gjithë vëmendja e tifozëve është përqendruar mbi blerjen apo jo të Boniface, Tare vazhdon të punjë për të mbyllur një goditje tjetër, kësaj here në mbrojtje

Milanistat
3 Min Read

Pavarësisht mbërritjes së së një bomberi të ri, merkato Milanit mund të mos i ketë mbyllur ende kangjellat e saj. Pas kuintave, në fakt, drejtuesit Rossonerë vazhdojnë të lëvizë, duke vëzhguar me shumë kujdes zhvillimin e disa situatave në largim.

Sipas asaj që kanë zbuluar kolegët e të përditshmes sportive Corriere dello Sport, largimet e reja mund të hapin skenarë interesantë për blerje të tjera në organikë.

Klubi po vlerëson mundësinë e kompletimit të skuadrës me përforcime të shënjuara në reparte të ndryshme, duke demonstruar se strategjia është ende në kulmin e saj. Goditja e fundit, pra, mund të mos jetë e mjaftueshme për ta konsideruar verën e Djallit të mbyllur.

Largime të tjera në prag

Milan mbetet vigjilent edhe mbi dy emra në largim: Musah dhe Chukwueze. Lamtumirat e tyre, edhe pse në fazë vlerësimi, sigurisht që do të kërkonin ardhjen e një tjetër sulmuesi anësor, ndërsa në mesfushë Rossonerët duken mjaft të qetë.

Allegri dhe drejtuesit e klubit duan të shmangin situatën që të mbeten zbuluar në pozicione kyçe, pavarësisht një sezoni që do të shohë Milanin të garojë vetëm në Serie A dhe Kupën e Italisë.

Mesfushor dhe anësorë të rinj

Plani është i qartë: çdo largim i mundshëm do të zëvendësohet me profile funksionalë për projektin teknik. Oblektivi nuk është vetëm të mbushen boshllëqet, por të forcohet një skuadër që synon të jetë protagoniste në të gjitha kompeticionet.

Ideja konkrete, Demiral

Një nga emrat më në vëmendje për mbrojtjen është Merih Demiral, klas 1998, i njohur tashmë me Serie A për shkak të eksperiencave me Sassuolo, Juventus dhe Atalanta. Qendërmbrojtësi turk, aktualisht te Al-Ahli, ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Arabia Saudite dhe për t’u kthyer në Evropë, edhe me objektivin e Botërorit 2026 në shënjestër.

Milani, i cili aktualisht disponon katër qendërmbrojtës për tre vende, mund të përfitojë nga një mundësi e minutës së fundit për të përforcuar mbrojtjen e tij. Profiki ekspert dhe fiziku i Demiral do të adaptoheshin mirë me stilin e kërkuar, veçanërisht nëse skuadra do ta përballonte sezonin me një mbrojtje me tre.

Share This Article
Pa Komente