Me zbarkimin në Milano të Fonsekës, nisi zyrtarisht kursi i ri i Milanit, në pritje të lëvizjeve të para në merkato. Po, sepse deri më sot klubi kuqezi nuk ka bërë ende asnjë blerje. Sigurisht, disa negociata nuk janë aspak të thjeshta dhe do të duhet të jemi të durueshëm. Megjithatë, në mënyrë të pashmangshme koha kalon dhe Fonseka do të nisë grumbullimin e skuadrës së Milanit pa fytyra të reja, madje edhe pa disa senatorë të dhomës së zhveshjes. Arritur në këtë pikë, kush që mund të jetë personi që ta shkundë konkretisht merkaton e kuqezinjve përveçse vetë Zlatan Ibrahimoviç, i cili është i pari që dëshiron ta tregojë ambicien e tij me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Në këtë kuptim, Ibra do ta ketë marrë vetë në dorë stafetën dhe do të kishte zbritur në fushë personalisht për një nga lëvizjet më të rëndësishme që Milani po punon, nëpërmjet një telefonate potencialisht vendimtare.
Telefonata e Ibrës
Siç e dimë, Milani është në kërkim të sulmuesve shumë të rëndësishëm në merkato. Dhe po flasim në shumës për një arsye shumë specifike. Në fakt, nga sa kemi mësuar, në kushtet e duhura kuqezinjtë do të synonin të blinin dy sulmues të rinj. Dhe për njërin prej ture do të kishte lëvizur personalisht vetë Ibrahimovic. Sipas asaj që kanë zbuluar kolegët e portalit të njohur spanjoll, Relevo, Zlatan do të kishte marrë telefonin dhe do të kishte telefonuar personalisht Alvaro Morataën për t’i komunikuar drejtpërdrejt interesimin e fortë dhe konkret të Milanit për të. Një përkëdheli e vërtetë kjo, që mund të jetë edhe vendimtare në zgjedhjen përfundimtare të sulmuesit spanjoll. Hapat e ndërmarrë nga Milani dhe Ibra në fakt janë duke bërë që Morata të lëkundet. Për të nuk është një vendim shumë i lehtë pasi duhet të largohet nga Atletico Madridi, aq shumë i dashur për djaloshin. Megjithatë, Djalli, është joshës dhe e ngacmonte seriozisht fantazitë e klasit ’92. Këto janë vërtetë orë të nxehta por që nuk mbarojnë me kaq.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>