MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato Milan, surpriza e mundshme e minutës së fundit: ja kush është
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato Milan, surpriza e mundshme e minutës së fundit: ja kush është

By
Milanistat
02.02.2025
6 Min Read
Share
SHARE

Dy ditët e fundit të plota të sesionit dimëror të merkatos dhe Milani duket se nuk i ka përfunduar blerjet e reja vetëm me Santiago Giménez.

Merkato dimërore ka mbërritur në orët e saj të fundi: kanë mbetur edhe dy ditë të plota (sot dhe nesër) për të mbyllur negociatat që janë duke u zhvilluar dhe Milani, në fakt, nuk duket se ka ulur qepenat e merkatos vetëm me blerjen e Santiago Giménez nga Feyenoord. Trajneri Sérgio Conceição, në fakt, i ka bërë disa kërkesa specifike klubit të rrugës Aldo Rossi, dhe tani duhet kuptuar nëse do të ketë kohë dhe një mënyrë për t’i plotësuar ato. E gjithë kjo vetëm pak orë përpara një derbi të Milanos, i treti i sezonit, i cili premton të jetë i zjarrtë: sot është një e diel e zjarrtë!

JA DHE ‘EL BEBOTE’

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Pasditen e djeshme, pak pas orës 18:00, zbarkoi në aeroportin Linate Prime, në Milano, sulmuesi meksikan Giménez, goditja e dytë e Milanit këtë merkato dimërore, pas Kyle Walker. Ai vjen nga Feyenoord për rreth 35 milionë euro, përfshirë bonuset.

Giménez ka përshëndetur tifozët e shumtë kuqezinj të pranishëm në ambjentet e aeroportit dhe të njëjtën gjë bëri edhe me ata që e prisnin jashtë hotelit. Fjalët e para, pak rrethanë, pastaj një mbrëmje pushim. Ajo e sotmja, në fakt, do të jetë një ditë vendimtare për të.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Vizitat mjekësore në mëngjes, në klinikën ‘La Madonnina’, më pas përshtatshmëria sportiv në ‘Centro Ambrosiano’ dhe në orët e para të pasdites nënshkrimi i kontratës në ‘Casa Milan’. Në orën 18:00, si për t’i mbyllur në mënyrën më ideale 24 orët e tij të para si milanist, Giménez do të jetë në ‘San Siro’ për të parë derbin Milan-Inter. Do t’i hapë vend Álvaro Morata, i shitur te Galatasaray: sot spanjolli do të jetë në Turqi.

NUK PËRFUNDON KETU…

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Një nga kërkesat specifike të merkatos të Conceiçãos për Milanin e tij ishte ajo e marrjes së një sulmues anësor/sulmues të dytë, i cili, për shkak të karakteristikave të tij, do bënte të mundur ndryshimin e menjëhershëm të skemave nga 4-2-3-1 në të dashurën e tij 4-4-2 me shumë pak kundërmasa taktike. Fillimisht, Milani bëri një tentativë për Marcus Rashford të Manchester United, por kostot rezultuan të ndaluara për kuqezinjtë. Jorge Mendes, agjenti i Conceição, ka propozuar dhe ende po e propozon João Félix, klientin e tij që luan për Chelsea.

Një emër që trajneri i Milanit e njeh dhe e pëlqen. Do të jenë 48 orë vendimtare për të kuptuar nëse Djalli do të arrijë të marrë në dorë fantazistin luzitan klas 1999. Do të duheshin dy kushte: i pari që ‘blutë’ të jenë të hapur për huazim, qoftë edhe me të drejtën e blerjes; e dyta, nëse largohet Noah Okafor, i ofruar skuadrave të ndryshme në Premier League pas dështimit për transferimin e tij në RB Leipzig në Bundesligë.

VULLNETI I CONCEIÇÃOs

Sipas kolegëve të të përditshmes sportive ‘La Gazzetta dello Sport’, Conceição me siguri do të ishte i kënaqur nëse Milani, në këtë fazë përfundimtare të merkatos dimërore, do t’i dhuronte edhe një mesfushor. Ruben Loftus-Cheek faktikisht është ende jashtë kauze dhe Ismaël Bennacerit, edhe pse i rikthyer në fushë, i duhet kohë për t’u rikthyer në gjendje e duhur. Me pak fjalë, në mesfushë – aty ku Youssouf Fofana dhe Tijjani Reijnders duken të lodhur dhe paksa të rraskapitur – mbulesa duket e shkurtër. Dhe duket, gjithnjë bazuar në informacionet që disponon ‘roza’, se klubi i rrugës Aldo Rossi e ka perceptuar ‘klithmën e heshtur për ndihmë’ të trajnerit portugez.

LAJMI

E përditshmja kombëtare sportive, në fakt, e ka konsideruar të mundshme që, ‘minutn e fundit’, Milani të bëjë një goditje të beftë në mesfushë për të mbyllur merkaton e ‘riparimeve’. Giorgio Furlani, Geoffrey Moncada dhe Zlatan Ibrahimović, në veçanti, po shohin kah talenteve të rinj italianë apo, drejt atyre që janë rritur në sistemin e të rinjve të një klubi italian. Për të mos pasur asnjë problem regjistrimin në listat për Serie A dhe Champions League.

Sot dhe nesër telefonat e tyre do të qëndrojnë të ndezur, për të qenë gati ndaj çdo mundësie që do të krijohej. ‘La Gazzetta dello Sport’ ka përmendur edhe dy emra lojtarësh të propozuar për Milanin orët e fundit, por të pa eksploruar (ende) në thellësi: Warren Bondo (Monza), që është ‘Under 22’ dhe Nicolò Fagioli (Juventus). Nuk përjashtohet mundësia që të tjerë t’i bashkohen ‘pjatës kuqezi’ nga ky moment e deri mesnatën e nesërme.

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
TAGGED:Aldo RossiAlvaro MorataBundesligacasa MilanCentro AmbrosianoChampions LeagueChelseaEl BeboteFeyenoordGalatasarayGeoffrey MoncadaGiorgio FurlaniIsmaël BennaceritJoao FelixJorge MendesJuventusKyle WalkerLa Gazzetta dello SportLa MadonninaLinate PrimeManchester UnitedMarcus RashfordMerkato MilanMilanMilan-InterMonzaNicolò FagioliNoah OkaforPremier LeagueRB LeipzigRuben Loftus-CheekSan SiroSantiago GimenezSergio ConceiçaoSerie ATijjani ReijndersTurqiWarren BondoYoussouf FofanaZlatan Ibrahimovic
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Merkato Milan

E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?