Milani dëshiron të vazhdojë të rritet falë goditjeve të tjera të mëdha të merkatos së ardhshme: ja kush janë emrat e mëdhenj që mund të mbërrijnë
Sa ndodhi gjatë merkatos së riparimeve të janarit është tregues edhe i asaj që mund të ndodhë në të ardhmen e Milanit. Synimi i klubit mbetet të vazhdojë të rritet për të konkurruar në nivelet më të larta, si në Serie A ashtu edhe në nivel evropian. Dhe për ta bërë këtë, është e qartë që do të ketë nevojë për seanca të tjera po aq mbresëlënëse dhe të rëndësishme merkatoje. Për këtë, askush nuk ka dyshime. Ibrahimovic ka treguar ambicien dhe aftësinë e tij për të bërë goditje të mëdha, veçanërisht në dritaren e merkatos kalimtare dimëror, që është shumë më e vështirë dhe më e komplikuar se ajo verore. Kjo është arsyeja që në kuadër të merkatos së ardhshme, Milani po përgatitet për ndërhyrje të tjera po aq të rëndësishme, ndoshta edhe të bujshme në disa raste.
Dhe për t’i dhënë një dorë kuqezinjve mund të jetë sërish super agjenti Jorge Mendes, me të cilin sigurisht do të ketë diskutime për shpagimin e Joao Felixit, por jo vetëm. Në fakt, në skuderinë e agjentit të fuqishëm portugez ka edhe emra të tjerë të bujshëm që në fakt mund të jenë të duhur për Milanin dhe rikthimin në orbitën kuqezi. Disa janë që tani objektiva konkrete, ndërsa të tjera paraqesin surpriza reale e të bujshme në merkato për Milanin e së ardhmes.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
15 milionë
1) GIOVANNI REYNA – Fillojmë me mesfushorin sulmues amerikan, por me pasaportë portugeze. 22-vjeçari është një xhevahir që duhet ende të shpërthejë plotësisht me potencialin e tij dhe është afruar me Milanin që në janar. Mendes do të mundej në fakt ta propozojë sërish te Milani merkaton e rradhës, duke qenë se Reyna është ende në dalje nga Borussia Dortmund. Me kontratën në skadencë më 2026, lojtari klas 2002 përfaqëson një mundësi interesante merkatoje me kosto të ulët: do të mjaftonin rreth 15 milionë euro për ta sjellë në Milanello. Tani për tani mbetet vetëm një ide. Vazhdojmë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
18 milionë
2) DANIEL BRAGANÇA – Një tjetër lojtar që është afruar me Milanin javët e fundit. Në këtë rast bëhet fjalë për një mesfushor qendror, një playmaker 25-vjeçar që ndërthurr cilësinë dhe sasinë në mesfushë. Me pak fjalë, pikërisht lloji i lojtarit për të cilin Milani mund të vërë bast në të ardhmen e afërt. Mëngjërash, ai mund të mbushte boshllëkun e lënë nga Bennacer. Në pronësi të Sporting Lisbonës, lojtari klas ’99 ka një kontratë deri më 2027 dhe vlera e tij në merkato është rreth 18 milionë euro. Një tjetër pistë interesante edhe pse dihet që Milani ka objektiva të tjera kryesore për mesfushën në funksion të verës (Ricci në radhë të parë).
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
20 milionë
3) TIAGO SANTOS – Mbrojtësi i djathtë i Lille ka qenë një dëshirë e vjetër e Milanit, një lojtar shumë i talentuar, emri i të cilit ka qenë në orbitën kuqezi prej kohësh. Në janar mbërriti Walker në atë rol, por merkaton e ardhshme kuqezinjtë mund të ndërhyjnë sërish në atë rol me shitjen e mundshme të Emerson Royal. Krahas anglezit do të nevojitet një lojtar më i ri dhe më premtues dhe Tiago Santos i përshtatet këtij profili. 22-vjeçari do të kushtonte rreth 20 milionë euro dhe Milanit i pëlqen: Jorge Mendes mund ta konktetizonte këtë interesim të kahershëm.
22 milionë
4) SAMU COSTA – Një tjetër mesfushor mëngjërash, që është afruar me Milanin, javët e fundit, pas ardhjes së Conceicao në pankinën e kuqezinjve. Bën pjesë në ato mesfushorë të monitoruar nga Djalli dhe mund të jetë ofruar nga vetë Jorge Mendes. Një emër që ka qarkulluar edhe më parë, por që nuk ka gjetur ndonjë konfirmim të veçantë gjatë merkatos dimërore. Kush e di, ndoshta mund të rikthehet përsëri në modë merkaton e rradhës, duke pasur parasysh aksin me Mendes. Bëhet fjalë për një lojtar klas 2000 në pronësi të Majorkës që kushton rreth 22 milionë euro.
25 milionë
5) MARCO ASENSIO – Është një nga emrat më magjepsës dhe sugjestionues të afruar me Milanin orët e fundit. Ish Real Madrid – tani në pronësi të PSG-së dhe aktualisht i huazuar te Aston Villa deri në fund të sezonit – është në kërkim të një klubi të ri të madh ku mund të rikthehet sërish në nivele të larta. Mendes do të donte ta transferonte te Milani merkaton tjetër mund edhe të jetë një zgjidhje, veçanërisht në rast se nuk arrihet një marrëveshje me Chelsea, për Joao Felix të qëndrojë te kuqezinjtë. Mesfushori sulmues mëngjërash kushton rreth 25 milionë euro, por kjo mund të ulet duke pasur parasysh kontratën e tij në skadim më 2026.
27 milionë
6) FRANCISCO TRINCAO – Farët e drejtuar edhe mbi anësorin sulmues ish Barcelona, një nga emrat që u shfaq në orbitën Milan edhe gjatë merkatos dimërore. Aktualisht te Sportingu i Lisbonës, Trincao pëlqehet edhe nga Conceicao dhe mund të përfaqësojë një upgrade në krahun e djathtë në rast të shitjes së Chukwueze, i cili efektivisht është ndër lojtarët kuqezi që mund t’i thonë lamtumirë Djallit në fund të këtij sezoni. Edhe 25 vjeçari është në skadencë kontrate më 2026, kështu që mund të përfaqësojë një mundësi të rëndësishme merkatoje për Milanin. Vlera e tij është rreth 27 milionë, por për ta sjellë në Milano mund të mjaftonte një shumë më e vogël.
38 milionë
7) RAYAN AIT-NOURI – Ky është një sugjestion intrigues dhe i ri, që mund të marrë formë në rast se Milani nuk do të arrinte një akord për të rinovuar kontratën me Theo Hernandez dhe ndoshta për këtë arsye do të detyrohej ta shesë kampionin francez gjatë merkatos së ardhshme verore. Lojtari franko-algjerian klas 2001 është në fakt një mbrojtës i majtë me thellësi dhe cilësi të madhe, ende i ri, por me përvojë të madhe në nivele të rëndësishme. Ai aktualisht luan për Wolverhampton në Premier League, me kontratën në skadencë më 2026, por klubi anglez ka një opsion rinovimi automatik edhe për një vit tjetër. Kostoja sillet te të paktën rreth 38 milionë euro: mund të bëhet një opsion për një pas-Theo të mundshëm.
40 milionë
8) ALAN VARELA – Mesfushori argjentinas i Portos nuk është pjesë e agjencisë së Jorge Mendes, por sido që të jetë, është një lojtar në orbitën e tij. Superagjenti në fakt do të vepronte si një ndërmjetës në një negociatë të mundshme me Milanin, i cili e vlerëson në mënyrë të veçantë lojtarin klas 2001. Varela është një i përkëdhelur i vërtetë i Sergio Conceicaos, i cili edhe më parë e ka stërvitur me rezultate të shkëlqyera te Porto. Një mesfushor me cilësi të shkëlqyer dhe sasi të madhe, ka edhe një kosto shumë të lartë: bëhet fjalë për të paktën 40 milionë euro. Edhe ai do të përfaqësonte një alternativë ndaj objektivit kryesor të Milanit për mesfushën, që mbetet Samuele Ricci.
45 milionë
9) ANTONIO SILVA – Është ndoshta emri më i nxehtë dhe më i përfolur për momentin në ambientet Milan. Në këtë rast, po flasim për një qendërmbrojtës me cilësi dhe perspektivë të madhe, i cili tashmë ka magjepsur gjysmën e Evropës. Jorge Mendes do të kishte folur tashmë me klubin kuqezi për këtë për merkaton e rradhës dhe do të kishte gjetur një hapje të qartë nga Djalli. Portugezi 21-vjeçar në fakt pëlqehet shumë nga Milani dhe trajneri i tij, por Benfica nuk do të bëjë zbritje: do të duheshin rreth 45 milionë euro. Një lëvizje pra e mundur vetëm pas ndonjë shitjeje të madhe, si përshembull ajo e Fykayo Tomorit, i cili mund të largohej pikërisht për t’i lënë vend Antonio Silvës në qendër të mbrojtjes.
55 milionë
10) BERNARDO SILVA – E mbyllim këtë listë të veçantë merkatoje me emrin më domethënës dhe sensacional të afruar me Milanin pikërisht gjatë këtyre orëve. Një kampion i klasit botëror, i cili mund të largohet nga Manchester City këtë verë pas shumë vitesh me Pep Guardiolën. 30-vjeçari është në fakt pjesë e atij grupi lojtarësh që Jorge Mendes do të donte t’i lëvizte gjatë merkatos së ardhshme verore dhe që tani e kanë afruar me Milanin. Padyshim që po flasim për një sugjerim të çmendur, veçanërisht nën dritën e shifrave që do të nevojiteshin për të realizuar një lëvizje të tillë. Përveç kostove të transferimit (rreth 50/55 milionë euro), ajo që e bën thuajse të pamundur kandidaturën e Bernardo Silvës te Milani është mbi të gjitha paga e tij monstruoze që klubi kuqezi nuk mund ta përballonte. Përveç në rast të ndonjë zgjidhjeje sensacionale të dalë nga kapela nga vetë Jorge Mendes. Gjithsesi, tani për tani po flasim thjesht për një sugjerim merkatoje, sa intriguese aq edhe të çmendur.