Vitet e fundit, Milani, pati treguar, ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme, një ngurrim ndaj lojtarëve italianë, duke preferuar të përqendrohej në blerjet ndërkombëtare. Sidoqoftë, merkato janarit zbuloi një pikë kthese të rëndësishme. Nëse deri verën e kaluar kishte një tregues të qartë që nuk dëshironte të ndërmerrte operacione me talentet vendase, këtë dimër klubi vendosi të ndryshojë strategji. Shenjë e qartë e këtij trendi të ri është blerja e Riccardo Sottil nga Fiorentina, një operacion që befasoi shumë dhe që mund të shënojë fillimin e një faze të re në merkaton Milan. Rreth performancës së tij ka shumë kuriozitet: ndeshja e fundit, për shembull, ishte e interlokutore.
Objektivat Samuele Ricci dhe Lorenzo Lucca
Strategjia e Milanit nuk është kufizohet vetëm në janar, por tashmë po shikon përpara në dritaren e rradhës së merkatos. Klubi kuqezi ka vënë në shënjestër Samuele Riccin e Torinos, i konsideruar si një nga objektivat kryesore për të forcuar mesfushën. Ndërkohë që Lorenzo Lucca, i cili aktualisht luan për Udinese, mund të jetë një përforcim në sulm për sezonin e ardhshëm. Këtyre emrave i shtohet edhe një tjetër blerje e mundshme: një mbrojtës që aktualisht luan në Premier League, por që rrezikohet të bjerë nga kategoria me skuadrën e tij.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani synon Okoli për të forcuar mbrojtjen
Mbrojtësi në fjalë është Caleb Okoli, ish lojtar i Atalantës, i shitur te Leicester, por që tani po përballet me vështirësi të mëdha në Premier League. Pavarësisht 19 paraqitjeve këtë sezon, impakti i tij në kampionatin anglez nuk ka qenë nga më të mirët dhe skuadra e tij aktualisht është në zonën e rënies. Sipas kolegëve të postalit MilanLive, ky skenar mund ta shtyjë Okolin të hapet për një rikthim në Serie A dhe nga kjo mund të përfitojë Milani. Reparti mbrojtës i Milanit mund të pësojë një revolucion dhe Okoli do të përfaqësonte një burim interesant: i ri, italian dhe me një çmim të përballueshëm, të vlerësuar rreth 10 milionë euro.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>