Edhe pse zyrtarisht do të hapë dyert vetëm në korrik, merkato verore tashmë ka nisur nën rrogoz dhe drejtuesit e Milanit po punojnë për të forcuar skuadrën kuqezi. Nëse vitin e kaluar Djalli iu nënshtrua një revolucioni, për sezonin 2024-2025, drejtuesit e klubit të rrugës Aldo Rossi kanë ndërmend të ndërhyjnë me goditje të synuara, repart pas reparti. Me shpresën që nuk do të na duhet të heqim dorë nga asnjë prej lojtarëve kryesorë.
BUXHETI NË DISPOZICION
Por me sa dhe çfarë parash do t’i financojë Milani operacionet e tij në merkaton e ardhshme verore? Klubi e ka vlerësuar në 90-100 milionë euro shumën që duhet të investojë në përforcimet e organikës. Paratë që mbërrijnë nga kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions League (afërsisht 45 milionë euro), nga shitjet përfundimtare të disa lojtarëve aktualisht në huazim, si Charles De Ketelaere dhe Alexis Saelemaekers (afërsisht 40 milionë euro) dhe nga ndërhyrja e pronarëve (10-20 milionë euro).
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
ROLET PËR T’U PËRFORCUAR
Milani është i vetëdijshëm se cilat janë nevojat e skuadrës për t’u plotësuar gjatë merkatos verore 2024. Me Simon Kjær dhe Olivier Giroud në skadencë kontrate, është vjen vetvetiu prioriteti i blerjes së një qendërmbrojtësi dhe një sulmuesi të zonës së penalltisë që të garanton një sasi të mirë golash. Mirëpo, Djalli dëshiron edhe të përmirësojë organikën e tij me një mbrojtës të ri të djathtë, një mesfushor me aftësi të forta mbrojtëse dhe një sulmues të dytë. Ky i fundit të jetë edhe një element fleksibël që të mund të luajë në pozicione të ndryshme e që të ofrojë më shumë zgjidhje taktike për trajnerin.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
VËMENDJA TE SULMI
Në mënyrë të veçantë, për sulmin, Milani po monitoron shumë emra, të njohur për operatorët e merkatos së të gjitha niveleve. Duke filluar nga Joshua Zirkzee (Bologna), e duke përfunduar me Jonathan David (Lille), duke kaluar nga Benjamin Šeško (RB Leipzig), Serhou Guirassy (Stuttgart), Santiago Giménez (Feyenoord) dhe Viktor Gyökeres (Sporting Lisbonës). Trashëgimtari i Giroud ndoshta do të dalë nga kjo ‘listë e ngushtë’. Ndërkohë që, përsa i përket sulmuesit të dytë, orët e fundit ka dalë edhe një mundësi që kuqezinjtë do të bënin mirë ta kapnin në ajër.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
LAJMI
Kështu, sipas asaj raportimeve nga kolegët e sportives ‘El Gol Digital’, Sevilla po kalon një situatë të keqe. Për të shmangur fillimisht falimentimin dhe së më pas, për të mundur t’i regjistrojë ‘Nerviones’ në edicionin e ardhshëm të La Ligës, klubit andaluzian i duhet të shesë një prej pjesëve të tij të çmuara deri 30 qershorin e ardhshëm. Dhe i dyshuari kryesor për t’u larguar nga skuadra, në këtë fazë të parë të merkatos është Youssef En-Nesyri.
Bëhet fjalë për sulmuesin maroken klas 1997, të cilin Milan e pati kërkuar si huazim që në janar të këtij viti. Autor i një sezoni me 20 gola në 41 ndeshje në të gjithë kompeticionet midis kampionatit, Champions League, Superkupës së Evropës dhe Copa del Rey, marokeni mund të largohet për më pak se 18 milionë euro, duke pasur parasysh edhe kontratën e tij në skadencë të fiksuar për më 30 qershor 2025. A është ky momenti i duhur për të parë En-Nesyrin, që ndiqet edhe nga West Ham, për t’u veshur me fanellën kuqezi?