Merkato e saponisur verore, për hir të së vërtetës është në lulëzim të plotë, edhe pse pritej vetëm zyrtarizimi i kësaj seance që arriti sot, më 1 korrik: Milani, në heshtje, siç i ka mësuar tifozët e tij, po punon me objektivin për të përmirësuar organikën që do të vihet në dispozicion të trajnerit të ri, Paulo Fonseca. Klubi milanez synon të bëjë 4-5 blerje të synuara, pa patur nevojë domosdoshmërisht që të shesë.
BUXHETI DHE NEVOJAT E KLUBIT
Milani ka ndërmend të investojë rreth 90-100 milionë euro në këtë seancë merkatoje: gjysma e të ardhurave do të vijnë nga arkëtimet prej kualifikimit në Champions League 2024-2025. Pjesa tjetër, nga shitjet përfundimtarëve të lojtarëve tashmë të dhënë në huazim nëpër skuadra të tjera (Charles De Ketelaere, Daniel Maldini, Rade Krunić, Junior Messias, Lorenzo Colombo, sa për të përmendur disa). Me marrëveshje të ndërsjellëta, Fonseca dhe Milan kanë vendosur që të veprojë fuqihëm për katër role që duhen forcuar me çdo kusht në skuadër.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
BLERJE TË SYNUARA
Milani – në këtë sesion merkato – ka si prioritet blerjen e një sulmuesi të ri të madh, por edhe blerjen e një mesfushori me peshë me karakteristika mbrojtëse. Synohet edhe një mbrojtës i djathtë si dhe një qendërmbrojtës. E mundshme është edhe ardhja e një sulmuesi tjetër. Jo një qendërsulmues, por më tepër një element fleksibël, i cili ndoshta mund të mbulojë disa pozicione të ndryshme në fushë. Pastaj, në rast se dikush do të largohej (për shembull, Fikayo Tomori – i kërkuar nga Newcastle – ose Ismaël Bennacer – i cili ka një merkato të rëndësishme në Saudi Pro League e in Premier League), logjikisht djalli do t’i zëvendësonte me burimet e reja ekonomike.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
SULMI NË QENDËR TË VËMENDJES
Në sulm, siç tashmë është e ditur, objektivi kryesor i Milanit për këtë merkato verore 2024 është Joshua Zirkzee o Bolonjës. Kuqezinjtë, sot me nisjen e sezonit të ri të merkatos, janë gati të paguajnë 40 milionë euro të klauzolës çliruese për lojtarin, por jo 15 milionë për agjentin. E meqenëse çështja Joshua Zirkzee duket se për momentin është e bllokuar, drejtuesit milanistë po hedhin sytë drejt alternativave kryesore, me të njëjtin çmim. Po largohen, ashtu siç është e drejtë të ndodhin pasi jo të gjithë do blihen, disa prej objektivave si Artem Dovbyk i Gironës, Santiago Giménez (Feyenoord) dhe Jonathan David (Lille) – me drejtim Anglinë – ashtu si edhe Serhou Guirassy (Stuttgart), që mund të mbetet në Gjermani, por për të veshur fanellën e Borussia Dortmundit. Edhe pse pikërisht në Bundesliga, Djalli mund të peshkojë mirë për të tashmen dhe për të ardhmen.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
LAJMI
Sipas asaj që raportohet, në fakt, nga ‘calciomercato’, Milani për sulmin do të ishte duke testuar ujërat për Maximilian Beier, klas 2002, qendërsulmues gjerman (në organikën e komisarit teknik Julian Nagelsmann në Evropian) i cili sezonin e fundit shënoi 16 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 35 ndeshje midis Kampionatit dhe të Kupës së Gjermanisë me TSG Hoffenheim. Vlera e merkatos, 30 milionë euro. Kuqezinjtë mund ta provojnë. Beier pëlqehet edhe nga Chelsea. E në rast se futbollisti zgjedh ‘Blutë’, nga londinezët mund të lirohet njëri midis Romelu Lukaku ose Armando Broja për Milanin.