Merkato Milan – Sky bën njoftimin e drejtpërdrejtë: “Tare do të bëjë menjëherë këto 4 blerje!”

Gazetari dhe eksperti i njohur i merkatos Peppe Di Stefano ka bërë një vlerësim të të rejave më të fundit të merkatos që rrethojnë Casa Milan, drejtpërdrejt në Sky Sport: ja blerjet e planifikuara nga Rossonerët

Milanistat
2 Min Read

Pas Modric dhe Ricci, Milan po përgatit me shpejtësi goditjet e tij të ardhshme në merkato. Objektivat në në shënjestrën e Igli Tares janë të shumtë, ashtu si edhe emrat që vazhdojnë të rrethojnë ambjentin Rossoner. Drejtori sportiv i Milanit po punon mbi disa tavolona të ndryshme njëherësh, me objektivin për të arritur të shtrëngojë për disa objektiva të mëdha merkatoje brenda një afati të shkurtër kohor. Madje, sipas lajmeve që qarkullojnë në orbitën Milan, orët e ardhshme mund të jenë vendimtare për disa emra në veçanti (një sy mbi Jasharin dhe Archie Brown, por jo vetëm). Ka qenë vetë Peppe Di Stefano, gazetari dhe eksperti i mirënjohur i merkatos, i cili është gjithmonë shumë afër ambientit Rossoner, ai që ka bëri një vlerësim të gjithçkaje: ja të gjitha goditjet e ardhshme të Milanit, të zbuluara drejtpërdrejt në Sky Sport:

4 goditje në program

Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Milanello, Di Stefano ka bërë një pasqyrë të objektivave të merkatos së klubit Rossoner. Ja çfarë është zbuluar nga kolegu drejtpërdrejt në Sky: “Milani duhet të bëjë diçka më shumë në lidhje me merkaton etij. Për momentin, kanë mbërritur vetëm dy lojtarë: Luka Modric dhe Samuele Ricci. Tares i duhet dhënë mundësia të blejë dhe shesë dhe Allegrit i duhet dorëzuar një skuadër kompetitive nëse vërtet duan të luftojnë për vendin e parë në klasifikim. Milani ka nevojë për këto katër blerje: për dy mbrojtës të rinj titullarë (një në të djathtë dhe një në të majtë), një mesfushor qendror (dhe ne i dimë vështirësitë për Jasharin) dhe një qendërsulmues. Pastaj ka nevojë edhe për të shitur shumë lojtarë të tepërt që tani janë këtu në Milanello”.

Share This Article
Pa Komente