Merkato Milan | Shpejt “bomberi” i ri: Ja kush mund ta shpërthejë San Siron! – Lajmi i fundit

Milanistat
4 Min Read

Pas një sezoni ku mungesa e një qendërsulmuesi të fortë ishte një nga pikat më të dobëta të skuadrës, Milani ka hyrë fuqishëm në merkato për të gjetur “goleadorin” e ri të projektit të Stefano Allegrit.

Gjatë këtyre orëve të fundit, do të kishin ridalë sërish në skenë tre emra konkretë që do të ishin duke u shqyrtuar nga drejtuesit Rossonerë: Lorenzo Lucca (Udinese), Moise Kean (Fiorentina) dhe Benjamin Šeško (RB Leipzig). Çdo emër përfaqëson një strategji të ndryshme – nga basti i zgjuar te investimi madhor për të ardhmen.

Lorenzo Lucca – Basti i madh italian

  • Klubi: Udinese
  • Çmimi: 25-30 milionë euro
  • Mosha: 23 vjeç

Sulmuesi shtatlartë (2.01 m) ka bërë një sezon të mirë me Udinesen, duke u shfaqur si një forcë e vërtetë në ajër dhe në duele fizike. Lucca ka fituar vëmendje për potencialin e tij të madh, por ende nuk ka provuar veten në nivelet e larta apo në Europë.

A përputhet me Milanin?
Po, nëse trajtohet si projekt afatgjatë dhe jo si zëvendësuesi i menjëhershëm i një ylli. Milani mund ta zhvillojë me durim, nëse nuk i kërkohet të bëjë “mrekullinë” që në muajt e parë.

Moise Kean – Eksploziv, por me histori të trazuar

  • Klubi: Fiorentina
  • Çmimi: 50 milionë euro
  • Mosha: 25 vjeç

Pas shumë sezonesh të luhatshme, Kean duket se më në fund ka gjetur veten në Firence, me gola të rëndësishëm dhe paraqitje të mira në Serie A. Ka eksperiencë ndërkombëtare dhe cilësi fizike e teknike për të qenë një lider në repartin ofensiv.

Rreziku i investimit?
I lartë. Kean është shpesh emocionalisht i paparashikueshëm dhe çmimi prej 50 milionë eurosh është një bast financiar i cili vërtetë mund të jetë një goditje e madhe por… edhe një zhgënjim po aq i madh.

 Benjamin Šeško – Ylli që e ndryshon projektin

  • Klubi: RB Leipzig
  • Çmimi: 65 milionë euro
  • Mosha: 21 vjeç

Është një nga talentet më të mëdhenj të Europës në këtë rol. Me gola të shumtë në Bundesliga dhe një profil të kompletuar (i shpejtë, teknik, instinkt vrasës në zonë), Šeško është lojtari që mund të udhëheqë Milanin në një epokë të re sulmi.

Çështja është financiare – ka rinovuar së fundmi me Leipzig dhe do të kërkohet një ofertë e madhe për ta shkëputur nga duart e skuadrës së gjigandëve të RedBull. Por nëse Milani do të bëjë një “statement signing”, kjo është mënyra.

Kë duhet të zgjedhë Milani?

Gjithçka varet nga prioritetet e projektit kuqezi:

  • Nëse duan një zhvillim të qëndrueshëm, Lucca është opsioni më i sigurt dhe më i arsyeshëm financiarisht.
  • Nëse synojnë një profil të gatshëm për Serie A, Kean është emri më i afërt.
  • Por nëse duan një lider europian për sulmin dhe duan të rikthehen te lavdia, atëherë investimi te Šeško mund të jetë “goditja e artë”.

Një shenjë e mirë për tifozët Rossoneri

Fakti që Milani është i pranishëm në bisedime për emra kaq të ndryshëm, por me potencial të madh, tregon qartë se klubi është serioz në ndërtimin e një skuadre kompetitive. Me një sulmues të klasit të lartë, ambiciet për Scudetto dhe për rikthimin në nivelet më të larta europiane janë më reale se kurrë.

Share This Article
Pa Komente