Momenti i tij te Juventusi po bëhet gjithnjë e më i komplikuar. Sulmuesi, që mbërriti në verë te biankonerët, po përjeton një krizë të thellë performance.
Bëhet fjalë për sulmuesin kanadez Jonathan David, të cilin, kolegët e të përditshmes sportive Tuttosport, e përshkruajnë si të dekurajuar dhe të pakënaqur nga situata aktuale dhe kriza e tij duket sikur nuk ka fund, me performanca të dobëta që ngrenë dyshime të mëdha mbi përshtatjen e tij.
Reziston Juventusi
Pavarësisht këtij skenari negativ, Juventusi aktualisht nuk është i hapur për një shitje. Drejtuesit bianconerë do të donin ta mbronin investimin, duke shmangur një largim të nxituar pas vetëm pak muajsh.
Sidoqoftë, topi është në fushën e Luciano Spallettit: do të jetë në dorë të trajnerit që të vendosë për fatin e kanadezit.
Vendos Spalletti
Një mënjanim i mundshëm i kanadezit gjatë javëve në vijim mund të ndryshojë kartat në tavolinë në prag të merkatos së riparimeve të janarit.
Spalletti u përpoq të dizajnojë për David një rol hibrid përkrah Vlahovic, por lojtari ka ende shumë vështirësi për të gjetur rrjetën.
Milan në dritare
Kjo gjëndje pasiguri ka ndezur në mënyrë të pashmangshme sirenat e merkatos. Klubi më i interesuar në Itali, për momentin, është Milani.
Rossonerëve, Jonathan David u pëlqen shumë dhe e konsiderojnë si një profil ideal për të forcuar sulmin e tyre, duke pasur parasysh nevojën për të gjetur një qendërsulmues të ri, por tashmë të afirmuar.
David shndërrohet në objektivi kryesor
Sidoqoftë, përpjekja për një transferim që në janar është komplekse dhe varet nga një largim.
Kështu, për të çliruar burimet dhe vendin e nevojshme për sulmin mbi kanadezin, Milani duhet së pari të gjejë një sistemim për Santiago Gimenez. Largimi i meksikanit është kushti thelbësor për t’i bërë një ofertë Juventusit dhe për të bindur David.
Përveç Milanit, konkurrenca tjetër është e ashpër: për situatën janë interesuar Chelsea dhe Tottenham, duke vlerësuar hipotezën e një huazimi për t’i mundësuar lojtarit të rifitojë besimin diku tjetër.
Zonja e Vjetër reflekton: e ardhmja e David në Torino është larg të qenit e sigurt dhe do të varet vetëm nga vlerësimi i Spallettit nga tani deri në janar.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
