Merkato Milan, rikthehet Theo Hernandez? Bomba e bujshme. Lajmet më të fundit për Nkunku dhe Kim. Dhe për mbrojtjen shfaqet…

Milan, një bombë rreth të ardhmes së Theo Hernandez. Lajmet më të fundit për Nkunku dhe Kim, teksa del në pah një tjetër objektiv i mundshëm për mbrojtjen Rossonere. Të rejat më të fundit në Milanistat.com

Milanistat
4 Min Read

Milani, Djalli pushon sot pas fitores kundër Cagliarit. Nesër rikthehet në fushë për të përgatitur sfidën kundër Genoas.

Sot është një ditë me shumë lajme lidhur me lëvizjet e mundshme të merkatos rreth kuqezinjve.

Carlo Pellegatti hedh bombën për të ardhmen e mundshme të Theo Hernandez.

Zëra të vazhdueshëm për Kim dhe Nkunku.

Një tjetër mbrojtës në shënjestër të Djallit për janarin.

Ndërkohë, synohet të “blindohen” shërbimet e Bartesaghi-t.

Ja lajmet e fundit të merkatos kuqezi nga Milanistat.com.

MILAN, LAJMET MË TË FUNDIT TË MERKATOS

Një nga surprizat më pozitive të këtij sezoni për Milanin është Davide Bartesaghi. Talenti i lindur në vitin 2005 e nisi ngadalë, si rezervë, por arriti të fitojë vendin e titullarit në formacionin e Massimiliano Allegrit, duke u rritur ndeshje pas ndeshjeje. Siç raporton “Tuttosport”, Djalli dëshiron ta blindojë: gati një rinovim i mëtejshëm me rritje page. Nga 500 mijë euro në sezon në 1,5 milionë euro.

NKUNKU DHE KIM

Gazetari Fabrizio Romano, në kanalin e tij në “YouTube”, ka përditësuar mbi risitë e fundit të merkatos së Milanit. Fokus te shitja e mundshme e Nkunku dhe te zërat rreth Kim, mbrojtësit të Bayern Munich.

“Škriniar nuk ka asnjë lidhje me këtë operacion, ndërsa Fenerbahçe dëshiron Nkunku prej javësh. Francezi nuk ka thënë se dëshiron të largohet nga Milani apo të shkojë në Turqi. Deri më sot, Nkunku nuk ka dhënë sinjale largimi. Fenerbahçe dëshiron të këmbëngulë dhe ka pasur kontakte të fundit me Tare”.
Për Kim: “Përtej një pëlqimi nga ana e Milanit. Mund të jetë një ëndërr, por Bayern nuk dëshiron të privohen nga pjesë të rëndësishme të një skuadre që po bën shumë mirë. Humbja e Kim do të ishte humbja e një pjese kyçe. Për momentin, qëllimi nuk është ky”.

NJË EMËR I RI PËR MBROJTJEN

Vazhdon kërkimi për një mbrojtës të mundshëm për t’u shtuar në repartin e Milanit në këtë sesion merkatoje. Sipas “Il Corriere dello Sport”, kuqezinjtë po kërkojnë një mbrojtës që mund të luajë si në mbrojtje me tre ashtu edhe me katër, si qendër ashtu edhe si mbrojtës krahu. Sipas gazetës, vëmendje për situatën e Aké te Manchester City: holandezi do të dëshironte më shumë minuta loje. Mund të jetë një situatë për t’u monitoruar në dy javët e fundit të merkatos.

BOMBA THEO HERNANDEZ

Gazetari Carlo Pellegatti, në kanalin e tij “YouTube”, ka hedhur një bombë të bujshme mbi të ardhmen e Theo Hernandez. Ish-mbrojtësi anësor i Milanit mund të rikthehet menjëherë në Serie A. Ja fjalët e tij:

“Më vjen një zë i bujshëm nga Riadi. Që thotë se Theo Hernandez dëshiron të rikthehet në Serie A dhe se do të kishte një negociatë me Juventusin. Nuk e di nëse lidhet me një shitje të mundshme të Al-Hilal nga fondi PIF. Kjo është ajo që më ka mbërritur. Më thonë se tashmë do të kishte një kontakt të vendosur për rikthimin e Theo Hernandez… dhe te Juventusi. Besoj më shumë për sezonin e ardhshëm sesa për janarin.”


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article