Sigurisht që nuk është sekret: Zlatan Ibrahimovic – krahu i djathtë i Cardinales – është gati të marrë frenat e Milanit me fuqi shumë të mëdha, edhe përsa i përket zgjedhjeve në fushë dhe në merkato. Do të jetë ai njeriu kyç që do të duhet të hapë një cikël të ri të kuqezinjve, që dëshiron të jetë ambicioz dhe i suksesshëm, siç është thënë e stërthënë nga vetë Ibra, por edhe nga numri një i RedBird në shumë raste. Shkurtimisht, Zlatan dëshiron të ndërtojë një Milan sipas imazhit dhe ngjashmërisë së tij dhe në verë te kuqezinjtë mund të ndodhë një revolucion i ri, i cili, padyshim, do të përfshinte edhe merkaton.
Gjëja e parë që Ibrahimovic do të duhet të zgjedhë do të jetë trajneri. Zgjedhja e trajnerit të kuqezinjve do të kalojë përmes tij. Rikonfirmim i Piolit apo trajneri i ri? Vlerësimet vazhdojnë, edhe pse ëndrra e suedezit mbetet Antonio Conte. Ëndërr e vështirë, por jo e pamundur. E më pas, pikërisht, hapësirë për merkaton e Milanit. Dhe edhe nga ky këndvështrim, Ibra do t’i kishte idetë shumë të qarta dhe se tashmë do të kishte vendosur se cilat do të ishin lëvizjet e tij të para për të bërë kapërcimin në cilësi.
Revolucion në sulm
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Prioriteti absolut i Ibrahimovic përsa i përket merkatos së ardhshme të Milanit ka të bëjë me repartin sulmues. Është pikërisht kjo arsyeja se pse sulmi i kuqezinjve mund të revolucionarizohet pothuajse plotësisht gjatë verës. Ibra e di se një klub si Milani nuk mund t’i lejojë vetes të lundrojë “në ujëra të qeta” dhe se për të aspiruar objektiva të caktuara nevojitet një sulm absolutisht i rëndësishëm. Diçka që kuqezinjve u ka munguar prej shumë kohësh. Do të nisë me largimet. Si Jovic ashtu edhe Giroud – të vetmit qendërsulmues aktualisht në skuadër – në fakt mund t’i thonë lamtumirë Milanit. E në vend të tyre, Ibrahimovic do të kishte ndërmend të sillte emra me rëndësi të madhe.
E parliamo al plurale non a caso. I nuovi centravanti infatti potrebbero essere due, soprattutto nel caso in cui sia Jovic che Giroud dovessero lasciare il Milan. Si punterà dunque su un grandissimo attaccante da almeno 40/50 milioni e su una “spalla” comunque di livello. Per quanto riguarda il bomber principale, i candidati al momento sono Joshua Zirkzee, Benjamin Sesko, Santiago Gimenez e lo svedese Viktor Gyokeres, che ha proprio in Ibra il suo idolo. Tutti giocatori relativamente giovani, di grandi qualità e prospettive e che abbinano tecnica e fisicità, oltre che un’innata propensione al gol. Occhio però anche alla lista che riguarda il secondo attaccante che potrebbe sbarcare a Milano in estate.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Dhe po flasim në shumës për një arsye. Në fakt, qendërsulmuesit e rinj mund të jenë dy, veçanërisht nëse Jovic dhe Giroud do të duhet të largoheshin nga Milani. Do të synohet kësisoj një sulmues i madh me vlerë të paktën 40/50 milionë dhe një “ndihmës” i nivelit të lartë. Sa i përket bomberit kryesor, kandidatë për momentin janë Joshua Zirkzee, Benjamin Sesko, Santiago Gimenez dhe suedezi Viktor Gyokeres, i cili për idhull të tij ka pikërisht Ibrën. Të gjithë lojtarë relativisht të rinj, me cilësi dhe perspektivë të shkëlqyer dhe që kombinojnë teknikën dhe fizikun, si dhe me një prirje të lindur për të shënuar. Megjithatë, një sy edhe listës për sulmuesin e dytë që mund të zbarkojë te Milani gjatë verës.
Në këtë rast kostot padyshim që do të duhet të jenë më të ulëta, por po flasim gjithnjë për lojtarë shumë të rëndësishëm. në listë, për shembull, gjithmonë në garë është emri i Jonathan David, një dëshirë e vjetër e kuqezinjve, i cili do të jetë një vit larg skadimit të kontratës së tij me Lille në qershor. Diskutim i ngjashëm edhe për Youssef En-Nesyri të Sevillas, i cili pëlqehet prej kohësh nga Milani dhe që mund të largohet për një shumë të përballueshme. Së fundi, sytë edhe për një tjetër rikthim të mundshëm, atë të Serhou Guirassy, klauzola e të cilit 17.5 milionë euro në kontratën e tij me Stuttgartin do të jetë e vlefshme edhe gjatë verës. Shumë pista, të gjitha tërheqëse dhe cilësore. Ibra dëshiron të flasë me vepra, gati për të revolucionarizuar sulmin e Milanit sezonin e ardhshëm.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>