Milani u paraqit në këtë nisje jo të zakonshme të kampionatit, me një merkato radikale, i destinuar të lërë një gjurmë të thellë. Pas një viti të vështirë, që përfundoi larg objektivave ambicioze, klubi ka vendosur të ndërmarrë një kthesë vendimtare.
Investimet kanë qenë të konsiderueshme, me objektivin e ndërtimit të një grupi sa më konkurrues të mundëshëm, edhe me koston e humbjes së lojtarëve simbol. Drejtuesit Rossonerë zgjodhën një strategji që shikon drejt të tashmes, por edhe afatmesme, duke u përqendruar si mbi emra të mëdhenj ashtu edhe mbi të rinjtë premtues.
Largime të mëdha…
Milani ka shpenzuar plot 164 milionë euro në këtë dritare të merkatos verore, e cila është shifra më e lartë e shpenzuar nga ndonjë klub në Serie A, e financuar nga shitjet prej afërsisht 169 milionësh.
Pavarësisht lamtumirave të profilit të lartë, si ato të Tijjani Reijnders, Theo Hernández dhe Malick Thiaw, Rossonerët e konsiderojnë bilancin final, pozitiv. Në organikë kanë ardhur të tjerë lojtarë të një niveli shumë të lartë e të një vlere absolute: Luka Modric, Adrien Rabiot dhe Christopher Nkunku.
…dhe blerje të mëdha
Përkrah tyre, ka vend edhe për talente në zhvillim si Ardon Jashari, Samuele Ricci dhe Koni De Winter, përveçse të rinjve të destinuar për t’u rritur çdo ditë e më shumë, mes të cilëve Zachary Athekame dhe David Odogu. Zgjedhja për të reduktuar paksa skuadrën ka çuar në një rritje prej 10% të malit të pagave, shenjë e dëshirës së klubit për t’u përqendruar mbi lojtarë të mëdhenj e të klasit të lartë.
Fizionomia e re e Milanit të Allegrit
Milani është përqendruar në një përzierje kampionësh me eksperiencë dhe lojtarësh që e njohin mirë Serie A.
Ardhja e Samuele Riccit dhe rikthimi i Alexis Saelemaekers, i maturuar goxha pas eksperiencave të kaluara në huazim, e kanë rritur identitetin italian të skuadrës, një aspekt i konsideruar i rëndësishëm për të sjellë ekuilibër në grup.
Një skuadër e rinovuar
Pavarësisht kritikave për ardhjen e munguar të një qendërmbrojtësi me eksperiencë të madhe, klubi beson se i ka dhënë Massimiliano Allegrit një skuadër më solide dhe të motivuar. CEO Giorgio Furlani dhe drejtuesit e tjerë Rossonerë janë të bindur se kanë krijuar një Djall në gjendje për t’u rikthyer në krye, të vetëdijshëm se sezoni që sapo ka filluar përfaqëson një sfidë të madhe.
Gati, me besim dhe ambicie
Pas vitesh të tëra ulje-ngritjesh, objektivi i kësaj skuadre është të rivendoset stabiliteti dhe mentaliteti fitues te Milan, duke i mëshuar një grupi thellësisht të transformuar e të determinuar për t’u rikthyer protagonist.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
