Tare është gati të marrë frenat e projektit të ri të Rossonerëve dhe merkatos Milan: ja cilët janë emrat në listën e tij të shpenzimeve
Tashmë nuk ka më dyshime, as të mëdha e as tvogla: do të jetë Igli Tare, Drejtori i ri Sportiv i Milanit. Pjesa e parë e enigmës që do të nisë një revolucion të thellë në casa Milan më në fund është zhbllokuar, do t’i takojë edhe drejtimi teknik dhe skuadra, që do të ristrukturohet thellësisht gjatë merkatos së ardhshme verore. Lëvizja e parë e madhe e Tares do të jetë zgjedhja e trajnerit të ri të Milanit. Casting-u është i hapur, siç ju kemi thënë edhe më parë gjatë orëve të fundit. Por mbani edhe një sy në merkato.
Milan, revolucioni Tare: lista (e plotë) e mekatos së DS
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pa pikë dyshimi, do të ketë shumë punë për të bërë në merkato – si në hyrje ashtu edhe në dalje – për shqiptarin ish Lazio. Dhe është po aq e qartë se Tare do të dëshirojë të paraqitet me stil te Milan, në një vend shumë kërkues dhe të trazuar. Me fjalë të tjera: Tare do të dëshirojë të sjellë disa goditje të rëndësishme në merkaton Milan për të rinovuar skuadrën dhe për t’i qetësuar menjëherë zemrat e tifozëve Rossonerë. Nga kjo pikëpamje nevojiten sinjale të forta. Dhe në fakt, DS do ta kishte të bërë tashmë një listë të gjatë objektivash merkatoje, gatshëm për Milanin, përfshirë emra të rëndësishëm si edhe disa surpriza të mundshme dhe sensacionale. Pa humbur më kohë, le t’i shikojmë emër për emër.
Lista (e plotë) e mekatos Tare
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
- Mario Gila – 35 milionë
- Pietro Comuzzo – 25 milionë
- Luiz Felipe – 6 milionë
- Diego Coppola – 10 milionë
- Théo Leoni – 10 milionë
- Destiny Udogie – 50 milionë
- Wesley Fofana – 15 milionë
- Nicolò Rovella – 30 milionë
- Samuele Ricci – 35 milionë
- Sergej Milinković Savić – 20 milionë
- Dan Ndoye – 30 milionë
- Jens Odgaard – 18 milionë
- Federico Chiesa – 20 milionë
- Edon Zhegrova – 25 milionë
- Riccardo Orsolini – 30 milionë
- Lorenzo Lucca – 25 milionë
- Nikola Krstović – 30 milionë
Ishte kjo pra lista e merkatos së Tares për Milanin. Gjithashtu, siç e kemi thënë edhe në lajmet e mëparshme, Drejtori i ri Sportiv është gati të zgjedhë edhe trajnerin e ri…