Milani, siç dihet tashmë prej disa muajsh, është në kërkim të (së paku) një sulmuesi për këtë seancë të merkatos verore. Në listë, në pole position, për momentin është Álvaro Morata (Atlético Madrid), por janë edhe emra të tjerë si Memphis Depay (futbollist i lirë) dhe Tammy Abraham (Roma) si sulmues i tretë.
Merkato Milan – Është David ai që mbetet gjithmonë në idetë kuqezi
Por, pavarsisht emrave të shumtë, nuk ka perënduar për asnjë moment përfundimisht pista që të çon te Jonathan David, klas 2000, sulmues kanadez i lindur në Nju Jork. Këtë lajm e kanë zbuluar sot kolegët e të përditshmes së madhe sportive ‘Corriere dello Sport’. Trajneri i ri i Milanit, Paulo Fonseca, në fakt e njeh mirë pasi e ka stërvitur gjatë dy sezoneve të fundit te Lille.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në sezonin e fundit, me ‘Dogues’, David realizoi 26 gola dhe 9 asiste në 47 ndeshje mes Ligue 1, Conference League dhe Kupës Kombëtare. Nën kontratë me francezët deri vetëm më 30 qershor 2025, David mund të largohet në këtë sencë merkatoje për një shifër rreth 25 milionë euro.
Fonseca e njeh, mund të largohet për 25 milionë
Për ‘CorSport’, pasja e tre sulmuesve me karakteristika fizike dhe teknike krejtësisht të ndryshme, mund t’i japë trajnerit të ri të Milanit një shumëllojshmëri zgjidhjesh në fazën e sulmit.