Kur flitet për merkaton verore të Milanit, gjithmonë i referohemi investimit të madh që Djalli do të bëjë në sulm. Por drejtuesit milanistë kanë edhe prioritete të tjera, ndër të cilët edhe një mbrojtës të djathtë cilësor. Kjo është zbuluar mëngjesin e sotëm nga kolegët e të përditshmes sportive Tuttosport, ku përmenden në veçanti dy emra, të cilët janë Emerson Royal i Tottenham dhe Tiago Santos i Lille.
QASJA E PARË – Bëhet fjalë për dy mbrojtës anësorë që kanë karakteristika të rëndësishme, si në fazën shtytëse në sulm dhe në aftësinë për të ndikuar në gjysmëfushën sulmuese. Sa i përket Emerson Royal, dy ditë më parë në Casa Milan është parë ndërmjetësuesi Stefano Castagna, në bashkëbisedim me drejtuesit kuqezi të cilët në këtë mënyrë kanë patur të parën qasje të vërtetë për brazilianin që Djalli e mban nën vëzhgim tashmë prej disa sezonesh.
I PËRKËDHELURI I FONSECËS – Ndërkohë që Tiago Santos është një i përkëdhelur i trajnerit Paulo Fonseca, i cili pas pak ditësh do të zyrtarizohet edhe si trajneri i ri i Milanit në vend të Stefano Piolit. Të dy kanë punuar së bashku këtë vit te Lille dhe mbrojtësi i djathtë portugez është rritur shumë. Dhe ku i dihet, ndoshta tani të dy mund ta gjejnë veten sërish bashkë në Milanello…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>