Në shikim të parë, duket si një lajm i pabesueshëm, ose të paktën në kufi me të pabesueshmen (sidomos duke pasur parasysh të kaluarën e afërt), por bianconeri te Milani është një pistë që mund edhe të konkretizohet.
Allegri dhe Vlahovic sërish së bashku pas aventurës së dështuar te Juventusi. Të mundur e bëjnë një sërë faktorësh, të cilët, nëse kombinohen së bashku dhe po të analizohen me kujdes nga njerëzit përkatës të merkatos, do t’i bënin të lumtura të gjitha palët në kauzë.
Një marrëveshje e mirë
E keni idenë se sa Juventusi e pagoi Vlahovic te Fiorentina vetëm një vit e gjysmë më parë? Shifrën e frikshme të plot… 90 milionëve.
Ndoshta asokohe, për të qenë të sinqertë, edhe mund t’i vlente, por futbolli është ajo gjë e çuditshme që, nëse je sulmues dhe nuk shënon, çmimi yt bie e bie. Bie aq sa sot Vlahoviç mund ta bësh tëndin për një shifër afër 15 milionë eurove.
Lojtari, vetëm e vetëm që të rilançohej e të bëhej sërish pjesë e futbollit që ka rëndësi, do të largohej nga Torino me vrap edhe në mes të natës. E, nëse të thërret Milani, pastaj… është një tren që kalon vetëm një herë në jetë në atë stacion, dhe nëse arrin të kapësh Italon, nga Torino për në Milano duhen vetëm 36 minuta.
Një tjetër faktor prezantohet nga Santiago Gimenez. Sulmuesi meksikan do të përfaqësonte për Milanin pak a shumë atë që përfaqëson Vlahovi për Juventusin: një investim mesa duket deri më tani i gabuar(?), që nuk po jep atë që pritej.
Kartoni i tij ka kushtuar sa një e treta e atij të Vlahoviç, por substanca mbetet e njejtë: no gol, no rezultate. Më mirë të ndryshohet për të mirën e të gjithëve.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
