Lajmi i papritur
Lajmi vjen direkt nga Roma. Ka qenë kolegu gazetar dhe ekspert i merkatos Attilio Malena, në Retesport, i cili ka lançuar lajmin sipas të cilit Milani i ka vënë seriozisht sytë mbi qendërsulmuesin e Giallorossëve, Artem Dovbyk. Ukrainasi është një dëshirë e vjetër e Rossonerëve dhe tani po rikthehet sërish në modë për Djallin, veçanërisht pas mbërritjes së Allegrit. Në fakt, Dovbyk do të pëlqehej shumë edhe nga trajneri livornez, i cili e vlerëson mjaft për cilësitë e tij si një sulmues fizik i zonës së penalltisë. Pra, hipoteza e një shkëmbimi të mundshëm qendërsulmuesash midis Milanit dhe Romës po fiton terren: Dovbyk me rossonerët zezë dhe Gimenez me giallorossët. Madje në Romë po flitet deri edhe për negociata që kanë nisur, por që janë ende në fazat fillestare. Kështu pra, kontaktet midis palëve kanë filluar konkretisht, shenjë kjo se ideja mund të marrë hov gjatë ditëtve të mëvonshme. Një pistë e re për t’u ndjekur me kujdes në optikën Milan. Por ndërkohë, vëmendje e madhe edhe lajmeve të tjera të bujshme.