Merkato Milan – Po flitet për një shkëmbim të çmendur: “Gimenez në këmbim të…”

Milani po mendon edhe për rindërtimin e repartit të tij sulmues gjatë kësaj merkatoje verore. Allegri do një sulmues të ri titullar. Gjatë këtyre orëve po merr vrull edhe një ide bujshme shkëmbimi që përfshin Santiago Gimenez: detajet

Milanistat
3 Min Read

Merkato verore Milan sapo ka filluar dhe gjatë disa javëve të ardhshme, mund të hapen rrugë surprizë dhe mundësi të reja, krejtësisht të papërfolura më parë. Dimë që Rossonerët kanë disa objektiva në hyrje. Tani për tani prioritet është mesfusha (me Jasharin një emër të nxehtë), por Milani do të duhet të punojë në merkato për të sistemuar edhe mbrojtjen dhe sulmin. E, përsa i përket repartit sulmues, dimë që Max Allegri ka kërkuar dhe do të marrë një qendërsulmues të ri titullar, i një kalibri të madh. Por, këtu vemëndje, sepse – pas largimeve të Abraham, Joao Felix, Jovic dhe Camarda – edhe i fundit lojtar i mbetur mund të jetë në pikëpyetje. Po flasim për Santiago Gimenez, të cilin Allegri nuk e konsideron titullar të palëvizshëm te Milani i tij. Dhe pikërisht në këtë drejtim, gjatë këtyre orëve ka marrë spunto një hipotezë e bujshme shkëmbimi që sheh meksikanin Gimenez si protagonist: ja të gjitha detajet

Lajmi i papritur

Lajmi vjen direkt nga Roma. Ka qenë kolegu gazetar dhe ekspert i merkatos Attilio Malena, në Retesport, i cili ka lançuar lajmin sipas të cilit Milani i ka vënë seriozisht sytë mbi qendërsulmuesin e Giallorossëve, Artem Dovbyk. Ukrainasi është një dëshirë e vjetër e Rossonerëve dhe tani po rikthehet sërish në modë për Djallin, veçanërisht pas mbërritjes së Allegrit. Në fakt, Dovbyk do të pëlqehej shumë edhe nga trajneri livornez, i cili e vlerëson mjaft për cilësitë e tij si një sulmues fizik i zonës së penalltisë. Pra, hipoteza e një shkëmbimi të mundshëm qendërsulmuesash midis Milanit dhe Romës po fiton terren: Dovbyk me rossonerët zezë dhe Gimenez me giallorossët. Madje në Romë po flitet deri edhe për negociata që kanë nisur, por që janë ende në fazat fillestare. Kështu pra, kontaktet midis palëve kanë filluar konkretisht, shenjë kjo se ideja mund të marrë hov gjatë ditëtve të mëvonshme. Një pistë e re për t’u ndjekur me kujdes në optikën Milan. Por ndërkohë, vëmendje e madhe edhe lajmeve të tjera të bujshme.

Share This Article
Pa Komente