Emri i Alvaro Moratës është rikthyer papritmas në modë për sa i përket merkatos Milan, që po kërkon një qendërsulmues me peshë për të forcuar repartin sulmues. Për këtë ka folur orët e fundit edhe eksperti i njohur i merkatos, Gianluca Di Marzio, i cili, drejtpërdrejt në Sky, ka zbuluar disa të reja të rëndësishme mbi këtë negociatë.
“Milani ka vendosur një bast të fortë te Morata. Pas interesimeve gjatë seancave të mëparshme të merkatos, kuqezinjtë tani po i marrin gjërat edhe më seriozisht. Kontaktet kanë qenë konkrete dhe të frytshme, Milani është treguar shumë i interesuar. Morata ka një klauzolë çliruese në 13 milionë euro, kështu që kostot janë absolutisht të arritshme edhe për sa i përket komisioneve. Dhe nuk duket të jetë një problem as paga e futbollistit. Milani është gati të bjerë në ujdi me kërkesat e Moratës. Por më duhet të them që edhe spanjolli është i gatshëm që të bjerë në ujdi me menaxherët kuqezi, ndoshta edhe duke e ulur paksa pagën. Atëherë çfarë mungon? Morata duhet vetëm të vendosë në do që të largohet apo jo nga Atletico Madrid, me të cilin ndjehet shumë i lidhur. Por tundimi i Milanit është shumë i fortë”. Pista Morata pra është absolutisht konkrete dhe e nxehtë, por jo vetëm. Milani në fakt përveç spanjollit, po mendon edhe për një tjetër goditje në merkato.
Jo vetëm Morata
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Siç ju kemi rrëfyer tashmë prej muajsh, Milani po shqyrton seriozisht edhe idenë për të blerë dy sulmues të rinj dhe jo vetëm një. I pari, më i rëndësishmi edhe në planin ekonomik, i cili do të duhet të jetë maja e diamantit, titullari që do të zëvendësojë Zhirudin. Dhe duhet të jetë mundësisht edhe një profil i ri dhe me të ardhshme. Ndërsa i dyti, mund edhe të jetë një lojtar me përvojë më të madhe, duke përfshirë edhe atë ndërkombëtare dhe me kosto më të arritshme. Në bazë kushteve të përcaktuara ekonomike, kuqezinjtë mund të bëjnë edhe dy blerje qendërsulmuesish të mëdhenj. Për këtë arsye, sipas asaj që kemi mbledhur orët e fundit, goditja e mundshme me emrin Morata nuk do të përjashtonte a priori pistën Zirkzee, e cila në fakt është absolutisht ende në këmbë edhe pse ende e ndërlikuar për arsye të njohura. Milani nuk dorëzohet dhe në fakt është gati të rilançohet me një dyshe që do ta bënte sulmin kuqezi të fluturonte. Punimet vazhdojnë. Dhe jo vetëm për në merkaton hyrëse, përkundrazi.