Merkato Milan, Okafor: Bolonja kërkon Rossonerin. Ja përgjigja e Tares për ofertën

Okafor do t’i pëlqente shumë Bolonjës së Sartorit. Oferta e parë për Rossonerët: ja përgjigja dhe kërkesa e Tares

Milanistat
1 Min Read

Okafor po i luan të gjitha kartat e tij për të qëndruar te Milan. Sipas kolegëve të portalit të mirënjohur sportiv calciomercato, sulmuesi zviceran nuk do të ishte i pashitshëm, por Rossonerët do ta linin të shkonte vetëm për një ofertë midis 15 dhe 20 milionë eurove. Sulmuesi do të ishte ndër të preferuarit e Bolonjës për të zëvendësuar Ndoye, aq sa Sartori do t’ia kishte paraqitur tashmë ofertën e tij të parë Milanit: një huazim me të drejtën e blerjes, me vlerë totale prej 15-16 milionë euro.

Merkato Milan, Okafor: Presioni i Bolonjës. Vendimi i Tares

Sipas kolegëve të portalit calciomercato, Milan do t’i ishte përgjigjur menjëherë, duke mos e marrë në konsideratë ofertën për Okafor pa detyrim blerjeje. Qëndrimi i drejtuesve Rossonerë do të ishte i prerë: lojtari zviceran do të sakrifikohej vetëm për 18-20 milionë euro.

Sidoqoftë, nuk do të ishte e përjashtuar mundësia që Okafor të mund të qëndrojë edhe te Milani, duke pasur parasysh performancat e tij shumë të mira parasezonale dhe mungesën e sulmuesve në organikën Rossonere.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article