Nuk kalon ditë pa zëra të rinj dhe lajme të ndryshme të merkatos që vijnë në casa Milan, disa prej të cilave janë mjaft të mëdha dhe të rëndësishme. Pra, si zakonisht, në këto momente, redaksia jonë e merkatos ju ka përgatitur një përmbledhje me lajmet më të rëndësishme dhe më të bujshme të orëve të fundit, në të cilat ne do t’ju tregojmë për emra të famshëm si në hyrje ashtu edhe në dalje që kemi zbuluar, si dhe për një lajm të bujshëm surprizë që flet për një ofertë të çmendur. Pa u zgjatur, le t’ia fillojmë me lajmet njëri pas tjetrit
Besimi i Milanit
Klubi kuqezi dëshiron absolutisht ta blindojë Tijjani Reijnders. Ditët e fundit janë përhapur zëra shqetësues, sidomos nga Anglia, për sulme të mundshme nga disa skuadra të mëdha angleze mbi mesfushorin holandez. Është folur për Liverpool, Manchester City, Tottenham, Chelsea dhe së fundmi edhe për Arsenal në lidhje me Reijnders, por nga Casa Milan filtron qetësi absolute. Aq sa rinovimi i lojtarit do të ishte gjithnjë e më afër në bazë të një kontrate të re katërvjeçare me vlerë rreth 3.5 milionë në sezon plus bonuse. Milani është i qetë dhe Reijnders dëshiron të qëndrojë, me gjithë respektin e duhur për emrat e mëdhenj të anglezëve. Pra, vazhdojmë me lajmet e tjera.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Duel merkatoje
Juventusi po përpiqet të ndërhyjë fort mbi një objektiv të madh të Milanit. Bëhet fjalë për mesfushorin e Genoa, Morten Frendrup, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë top klubeve. Milani e ka në krye të listës së përforcimeve të mundshme për mesfushën, në plan për ta marrë që në janar, por tani është Juventusi që po përpiqet të sulmojë ndaj danezit klas 2001 kur të rihapet dritarja e merkatos së riparimeve dimërore. Për Frendrup pra pritet një duel merkato i fortë mes kuqezinjve dhe bardhezinjve. Megjithatë, tani vëmendja për një emër tjetër që do të rikthehej fuqishëm në orbitën kuqezi për në janar.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kuqezinjtë në pol
Jo vetëm mesfusha: Milani mund të ndërhyjë edhe në mbrojtje që në janar. Dhe në shënjestër do të ishte sërish Jakub Kiwior, në largim nga Arsenali. Ish Spezia është ende i ri (24 vjeç), ai është fleksibël (mund të luajë si qendërmbrojtës dhe si ndihmës i Theo Hernandez në të majtë) dhe mund të largohet në kushte shumë të favorshme. Në fakt, nuk përjashtohet që Arsenali t’i japë dritën jeshile largimit të Kiwior në huazim me të drejtë blerjeje, një formulë e vlerësuar shumë anëve të rrugës Aldo Rossi. Por tani kalojmë tek lajmei i bujshëm që flet për një ofertë të çmendur merkato.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ofertë e çmendur
Barcelona do të ishte gati të bënte një lëvizje të re për Rafael Leaon që në janar. Këtë e kanë zbuluar kolegët e të përditshmes së njohur spanjolle El Nacional, e cila është shumë pranë ambientit blaugranas. Në fakt, sipas kolegëve katalanë, Laporta do të donte të bënte një përpjekje serioze duke përfituar nga mbështetja e agjentit të fuqishëm portugez Jorge Mendes, edhe pse nuk do të ishte aspak i gatshëm të derdhte shuma të tepruara për Leaon. Për këtë arsye, ideja e Barcelonës do të ishte të ofronte disa homologë teknikë si dhe një pjesë në para. Emrat në fjalë do të ishin ato të mbrojtësit 23-vjeçar Eric Garcia (vlerësuar 20/25 milionë euro) dhe të anësorit 24-vjeçar Ferran Torres (vlera 30/35 milionë euro). Sipas asaj që kuptojmë, është e vështirë – për të mos thënë krejtësisht e pamundur – për Milanin të marrë në konsideratë një ofertë të tillë për Leaon, veçanërisht në janar. Ajo që në Spanjë janë të sigurt, megjithatë, është se Barcelona dëshiron vërtetë të hidhet në veprim. Të shohim. Ndërkohë që lajmet e bujshme në orbitën Milan nuk mbarojnë këtu.