Ajo kundër Salernitanën do të jetë ndeshja e fundit e Milanit për këtë sezon, por veçanërisht e Olivier Giroud me fanellën kuqezi, pas Evropianit francezi do të fluturojë drejt Shteteve të Bashkuara për t’iu bashkuar Los Angeles FC dhe të përpiqet të fitojë edhe MLS. Tifozët kuqezi presin një goditje të madhe për ta zëvendësuar.
Prej sulmuesve më të pëlqyer është padyshim Joshua Zirkzee, një nga arkitektët e kualifikimit historik të Bolonjës në Champions League e ardhshme. Këtë sezon ka realizuar gjithsej 12 gola dhe 7 asiste në 37 ndeshje të luajtura. Shifra interesante dhe sigurisht të përmirueshme (të paktën ai i golave) me një vit kaq të rëndësishëm eksperience pas krahëve.
Për të siguruar kartonin e tij duhen 40 milionë euro, siç përcaktohet në një klauzolë të kontratës. Mbetet për t’u parë se çfarë do të dëshirojë të bëjë Bayern Munich, pasi mund ta riblejë për të njëjtën shumë dhe ta rikthejë në Gjermani. Një zgjidhje që ndoshta futbollistit holandez nuk do ta pëlqente, pasi në Bavari titullar është Harry Kane dhe ai do ta gjente veten si rezervë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milan, çmimi shumë i lartë
Kontaktet për Zirkzee janë zhvilluar dhe Milani shpreson ta sigurojë, por nuk mungojnë konkurrentët jo të lehtë për t’u mposhtur. Është kjo arsyeja pse është shumë e rëndësishme të jenë gati alternativat cilësore në rast se afera dështon.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Një tjetër qendërsulmues shumë i vlerësuar nga klubi është Benjamin Sesko, autor i 18 golave dhe 2 asisteve në 42 ndeshje me fanellën e Leipzig. Në kontratën e tij është një klauzolë çliruese që nis nga një bazë prej 50 milionë euro e që mund të rritet në bazë të performancës sezonale. Gazetari Florian Plettenberg sqaron se vlera aktuale është rritur në 65 milionë, është kjo pra shuma që duhet paguar për ata që nuk duan të negociojnë me klubin gjerman dhe synojnë të arrijnë marrëveshje me vetë bomberin slloven.
Milani e ndjek Sesko prej kohësh dhe ndoshta edhe do t’i kishte investuar 50 milionë për të, por nëse Leipzig kërkon 60-65 milionë, nuk ka gjasa që operacioni të realizohet. Ka edhe klube si Arsenali, Manchester United dhe Paris Saint Germain që janë gati, të gatshëm për të hedhur shumë para në tryezë për të siguruar lojtarin. Por për kuqezinjtë është e ndërlikuar të mendosh për të marrë në dorë klasin 2003 me këtë shifër.