Nuk është një mister sesi Milani, në këtë seancë të merkatos verore, po përpiqet të veshë holandezin Joshua Zirkzee kuqezi. Sulmuesi i Bolonjës, klas 2001, ishte arkitekti i një sezoni të madh me rossoblutë: 12 gola dhe 7 asiste në 37 ndeshje midis Serie A dhe Kupës së Italisë. Një vit që kulmoi me kualifikimin për herë të parë në historinë e saj të skuadrës së drejtuar deri pak ditë më parë nga Thiago Motta për edicionin e radhës në Champions League. Dhe Djalli ra në dashuri me holandezin.
NEGOCIIATA
Në mënyrë që Zirkzee të zbarkojë në Milanello në merkaton verore 2024, Milani ka vendosur të paguajë 40 milionë eurot e klauzolës çliruese të përfshirë në kontratën e lojtarit me Bolognën, e vlefshme deri më 30 qershor 2026. 40% e këtyre të ardhurave do të përfundonte në arkat e Bayern Munichut, klubi ku është rrit qendërsulmuesi. Në të njëjtën kohë, numrin 9 të rossobluve, në Milano e pret një kontratë pesëvjeçare, deri më 30 qershor 2029, me një pagë rreth 4 milionë euro neto në sezon. Por ka një problem në negociata…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
PENGESA KIA
Për të bërë që Zirkzee të transferohet nga Bologna te Milan në këtë seancë të merkatos, do të duhet kënaqur gjithashtu edhe agjenti i tij, Kia Joorabchian. Po, pikërisht ai, – i famshëm apo famëkeqi, quajeni si të doni – në foton me Adriano Gallianin dhe Carlos Tévez në restorant, tashmë e datuar më 2012, për një kalim, atë të sulmuesit të atëhershëm argjentinas te kuqezinjtë, por që nuk u realizua kurrë. Kia kërkon 15 milionë euro komisione për realizimin e operacionit; Djalli – maksimumi – do t’i jepte një të tretën. Atëherë, çfarë do të ndodhë?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
KONKURRENCA
Në këtë fazë ngërçi për transferimin e Zirkzee te Milani në këtë seancë merkatoje, pra, mund të hyjnë edhe konkurrentë të tjerë, të rrezikshëm. Në Premier League, për shembull, pavarësisht mohimeve, është Arsenali i interesuar shumë për holandezin. Më shumë, ndoshta, Manchester United. Edhe në Serie A, megjithatë, kuqezinjtë mund të rrezikohen nga ndonjë ndërhyrje në hije e Juventusit. Bianconerët po marrin nga Aston Villa Douglas Luiz, një tjetër klient i Kia Joorabchian, në një operacion shumë të rëndësishëm dhe mesa duket kanë kërkuar informacion edhe për Zirkzee…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
ALTERNATIVAT
Zlatan Ibrahimović, në konferencën për shtyp, për temën e merkatos ‘Zirkzee te Milani’ ishte i qartë: “Ne nuk bëjmë bamirësi”, në përgjigje të pyetjes për komisionet. E nëse Zirkzee nuk e vesh fanellën e kuqezinjve, atëherë kush mund ta veshë? ‘TeleLombardia’ ka ofruar pesë alternativa të besueshme për qendërsulmuesin e Bolonjës.
Për të parin është konkurrenca e shumë klubeve të Premier League dhe La Liga; për të tretin ka interes të fortë nga Napoli, që ka tek Antonio Conte një admirues të madh të belgut. Besojmë pra se, nëse Zirkzee nuk arrin te Milani, kuqezinjtë mund të drejtohen drejt bomberit meksikan të Feyenoord apo, në një tjetër alternativë, te Artem Dovbyk, sulmuesi ukrainas i Girona, i cili pëlqehet shumë nga Atlético Madrid por edhe nga Napoli.