MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato Milan – Njoftim i bujshëm: “Përveç Moratës…”; News surprizë; Një pistë e nxehtë; I përkëdheluri i Fonsekës; Objektivat
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato Milan – Njoftim i bujshëm: “Përveç Moratës…”; News surprizë; Një pistë e nxehtë; I përkëdheluri i Fonsekës; Objektivat

By
Milanistat
09.07.2024
8 Min Read
Share
SHARE

Tani Zlatan Ibrahimovic duhet të kalojë nga fjalët në vepra dhe t’i japë Milanit të ri të Fonsecës blerjet e para të rëndësishme të premtuara për merkaton e kësaj vere. Koha kalon, grumbullimi i kuqezinjve filloi dhe në Milanello ende nuk ka fytyra të reja që të lëvizin. Megjithatë, Ibrahimovic ka siguruar se diçka do të ndodhë së shpejti dhe se goditjet e Milanit në merkato do të vijnë. Pa përjashtuar ndër të tjera edhe ndonjë surprizat e mundshme. Përsa i përket kësaj çështjeje, janë veçanërisht interesante lajmet më të fundit të merkatos që po sillen gjatë këtyre orëve në orbitën Milan. Sipas zërave të shumtë që flasin me bindje, tani është Alvaro Morata ai që mbetet zgjedhja e parë e Djallit për sulmin, por në lojë do të ishin edhe shumë situata të tjera. Njëra në veçanti, e dalë pikërisht gjatë këtyre orëve, është krejt e re dhe do të ishte vërtet e bujshme. Tani pra, ka ardhur momenti të bëjmë një bilanc të ditës rreth lajmeve mbi Moratën dhe objektivave të tjerë të kuqezinjve në pasqyrën tonë të zakonshme të merkatos, duke i shfletuar me shpejtësi lajmet, njëri pas tjetrit: le t’ia nisim menjëherë me lajmin e parë që ka të bëjë pikërisht me Alvaro Moratën.

Pistë e nxehtë

More Read

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro

Milani vazhdon presionin mbytës për Moratën, i shumëpërkëdhelur nga klubi kuqezi e në veçanti nga vetë Ibrahimoviç. Lavdet e shfrenuara të Milanit po lajkatojnë sulmuesin spanjoll, me të cilin ka pasur kontakte të reja e pozitive gjatë këtyre orëve të fundit. Në Casa Milan përthithet një optimizëm i kujdesshëm, por konkret për suksesin e aferës. Çmimi i kartonit nuk është problem (13 milionë të klauzolës çliruese). Duhet gjetur një zgjidhje edhe përsa i përket pagës, e cila edhe ajo në çdo rast nuk do të ishte një pengesë e madhe nëse Morata do të vendoste përfundimisht të largohej nga Atletico Madrid për t’u transferuar në Milano. Pas Evropianit, kuqezinjtë do të nisin sulmin përfundimtar, ka shumë besim. Megjithatë, siç thamë më lart dhe e përsërisim prej ditësh, nuk është vetëm Morata në lojë. Pra, le të vazhdojmë më tutje me pasqyrën tonë të lajmeve.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

I përkëdheluri i Fonsekës

Kolegët e të përditshmes sportive La Gazzetta dello Sport rilançojnë kandidaturën e një emri që së shpejti mund të rikthehet në modë për Milanin. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin turk Yusuf Yazici, aktualisht lojtar i lirë, pa kontratë. Klasi ’97 ka bërë shumë mirë me Lillën e Fonsekës, madje ai është i preferuari i trajnerit portugez dhe sot përfaqëson një mundësi të madhe në merkato për një transferim me zero euro. Ndër të tjera, Yazici është një xholi ofensiv, i cili mund të luajë si mesfushor i pastër, por edhe si mesfushor sulmues apo si sulmues i dytë. Pra, të mbajmë një sy në këtë pistë. Ndërkohë, kuqezinjtë do të marrë takim edhe për një tjetër objektiv të madh merkatoje.

Javë e rëndësishme

Gjithnjë sipas zbulimeve të kolegëve të Gazzeta dello Sport, kjo mund të jetë një javë shumë e rëndësishme edhe për Emerson Royal, objektivin kryesor të Milanit përsa i përket rolit të mbrojtësit të djathtë. Pritet, në fakt, një kontakt i ri mes kuqezinjve dhe Tottenhamit, në përpjekje të shkurtojë hendekun midis ofertës dhe kërkesës. Për momentin thuhet se palët janë rreth dhjetë milionë euro distancë, por ka vend për negociata. Sidoqoftë, Milani është i fortë me vullnetin e Emerson Royal, i cili tashmë e ka një marrëveshje në parim me Djallin me bazë rreth 2.5 milionë në sezon. Por le të vazhdojmë me disa lajme shumë të rëndësishme të transmetuara nga eksperti i njohur i merkatos Gianluca Di Marzio drejtpërdrejt në Sky.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Objektivat e Milanit

Duke folur për planet e merkatos së kuqezinjve, Di Marzio ka nënvizuar: “Katër objektiva të Milanit janë në gjysmëfinale të Evropianit. Bëhet fjalë për Fofana, Rabiot, Depay dhe Morata. Tani vëmendja e lojtarëve është atje, por pas një javë do të duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë. Objektivi numër një i Milanit për sulmin është Morata, ndjesitë janë pozitive. Plani B është gjithmonë Lukaku, edhe pse është më i komplikuar për shkak të interesimit të Napolit. Përsa i përket mesfushës, Fofana e di që Milani ka një ofertë, do të vendosë në fund të Evropianit. Objektiva të tjerë të kuqezinjve janë Diogo Leite dhe Emerson Royal”. Por, duke folur veçanërisht për sulmin, orët e fundit kanë dalë lajme shumë të mëdha dhe krejtësisht surprizuese.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Jo vetëm Morata

Siç ju kemi treguar prej disa kohësh, Milani po mendon të bëjë dy lëvizje për sulmin. Një gjysmë konfirmim erdhi edhe nga vetë Ibrahimovic. Dhe tani edhe eksperti i merkatos Gianluigi Longari e përsërit në editorialin e tij për sportitalia. Ja cilat janë fjalët e kolegut: “Ndjesia është se nëse ai (Morata, red.) do të arrinte tymin e bardhë, nuk do të ishte e vetmja blerje në repartin e avancuar […] ideja bazë do të ishte të mbështetej nga një sulmuesi i dytë me shumë gola në këmbë, një profil i ngjashëm me Gudmundsson, si të thuash”. Dhe kështu, pikërisht në këtë drejtim, tani shumë vëmendje për një emër të bujshëm dhe krejt të ri të zbuluar nga Sky këto orët e fundit, i cili i ka pikërisht këto karakteristika.

Lajmi surprizë

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Lajmin e ka zbuluar gazetari i njohur gjerman i Sky Sport Deutschland, Patrick Berger, ekspert i merkatos që ndjek nga afër çështjet që janë të lidhura kryesisht me Borussia Dortmundin. Sipas kolegut, Milani do të ishte edhe në gjurmët e sulmuesit të talentuar të Borussias, Karim Adeyemi, një 22-vjeçar të cilin klubi gjerman do të ishte gati ta shiste nëse do t’i vinte oferta e duhur. Përveç Milanit, në garë për shërbimet e tij janë edhe Juventusi, Chelsea dhe Liverpool. Burimi është autoritar dhe profili i Adeyemit është i rëndësishëm dhe në përputhje me nevojat e kuqezinjve. Një pistë e re për të mbajtur njërin sy për sulmin, pra. Por nëse ende nuk keni pasur mjaft lajme të merkatos Milan, tani kini vëmendjen. Egërsohet Ibrahimoviç, në ardhje 6 goditje për Fonsekën: “Me 75% vjen…<<<

Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen
Pse po flasin për Saelemaekers te Juventusi: Allegri e do te Milani, si është e vërteta?
Milan, një tjetër goditje e madhe! Konfirmon Di Marzio…: “Tani mund të vijë”
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milan News

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit
Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?