Tani është gjithçka e konfirmuar, Alvaro Morata do të jetë blerja e parë e Milanit në këtë merkato. Kapiteni i Spanjës kampione e Evropës, është gati të veshë fanellën kuqezi, siç e ka deklaruar edhe eksperti i njohur i merkatos Gianluca Di Marzio drejtpërdrejt në Sky Sport. Ja fjalët e tij për këtë çështje: “Alvaro Morata është gati të nënshkruajë me Milanin. Ai do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në Madrid gjatë këtyre orëve dhe më pas do t’i bashkohet kuqezinjve për 4 vjet me opsion edhe për një të pestë. Milani do të paguajë klauzolën prej 13 milionë euro, do të ketë një blic të administratorit të deleguar Furlani këto orë në Madrid për të mbyllur dhe përcaktuar gjithçka, por vëmende, sepse merkato Milan nuk do të ndalet te Morata”. Di Marzio në fakt ka folur më pas për një tjetër goditje të madhe të mundshme pas Moratës: ja të gjitha detajet.
Eksperti i merkatos ka shtuar: “Milani kërkon edhe qendërsulmuesin e kombëtares gjermane dhe Borussia Dortmundit, Niclas Fullkrug. Ka pasur disa kontakte pozitive gjatë orëve të fundit, një telefonatë me agjentët e lojtarit. Fullkrug po e vlerëson konkretisht idenë e largimit nga Borussia Dortmundi, që do të marrë Guirassy. Sidoqoftë, Milani kërkon dy qendërsulmues, për të punuar më pas edhe për rolet e tjera, për shembull, Pavloviç për mbrojtjen dhe Fofana për mesfushën dhe ka ndërmend të jetë protagonist në merkato që këtë javë”.