Shënjestra e Milanit
Milani do të donte të blinte Leandro Trossard, jolly sulmues i Arsenalit, në skadencë kontrate më 2026. Belgu dhe Gunners janë duke diskutuar prej muajsh të tërë për zgjatjen e kontratës së tij, por një zgjidhje e vërtetë duket larg dhe akordi nuk ka mbërritur ende. Rossonerët mund ta mbushin këtë boshllëk dhe ta përlajnë lojtarin nga Premier League me një çmim të volitshëm: 20 milionë mund të jenë të mjaftueshme për ish Brighton-in. Problemi i madh për Djallin është një: konkurrenca e shumtë rreth lojtarit klas 1994. Klubi i rrugës Aldo Rossi nuk mund t’i ofrojë mundësinë për të luajtur në Champions League një lojtari 31-vjeçar, i cili, në kulmin e karrierës së tij, mund të dëshirojë të vazhdojë t’i luajë netët evropiane në një nivel të caktuar. Milani do të përpiqet, por negociatat duken të vështira: do të kemi më shumë lajme ditët në vijim.