Merkato Milan, një sulmues nga Premier League: assi tjetër nën mëngë i Tares

Lojtari sulmues mund të largohet nga Premier League në verë dhe kuqezinjtë përveshin mëngët: çfarë po ndodh në casa Milan

Milanistat
3 Min Read

Dje, filloi zyrtarisht aventura e Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit. Pas pesëmbëdhjetë vitesh të kaluara te Lazio mes goditjesh të mëdha dhe rezultatesh të mira, menaxheri shqiptar është gati të ringjallë ngjyrat Rossonere pas një sezoni që është pak të thuash i vështirë. Protesta e Curva Sud të shtunën përballë Casa Milan pati jehonë të madhe dhe edhe slogani “Go Home” që u formësua në San Siro tregoi gjithë zemërimin e tifozëve kundër një pronësie që nuk është treguar për asnjë moment në lartësinë e kërkuar. Të punosh në një klimë kaq të tensionuar nuk është aspak e lehtë, por Tare ka përvojën e duhur për të përballuar situtën: për Drejtorin e ri Sportiv kuqezi ka shumë nyje për të zgjidhur në brendi të Djallit.

Merkato dhe Milani

Përveç menaxhimit të rinovimeve kontratuale të Mike Maignan dhe Theo Hernandez, menaxheri shqiptar do të duhet të kërkojë edhe një trajner të ri për Milanin, zgjedhje jo e lehtë pas kasastrofës së sezonit të kaluar. Për më tepër, merkato e kuqezinjve nuk mund të karakterizohet nga goditje multi-milionere dhe Tare do të duhet të jetë i mirë në gjetjen e mundësive të duhura, ashtu siç bëri për shumë vite në eksperiencën e tij të mëparshme. Djalli kërkon të përforcohet në sulm edhe sepse, numerikisht, organika mund të bëhet shumë e shkurtër: Joao Félix dhe Abraham do të rikthehen në skuadrat e tyre përkatëse, kontrata e Jovic nuk është rinovuar ende dhe e ardhmja e Chukwueze duket se është në fije të perit. Kjo është arsyeja se përse Tare kanë vënë në shënjestër një lojtari sulmues nga Premier League.

Shënjestra e Milanit

Milani do të donte të blinte Leandro Trossard, jolly sulmues i Arsenalit, në skadencë kontrate më 2026. Belgu dhe Gunners janë duke diskutuar prej muajsh të tërë për zgjatjen e kontratës së tij, por një zgjidhje e vërtetë duket larg dhe akordi nuk ka mbërritur ende. Rossonerët mund ta mbushin këtë boshllëk dhe ta përlajnë lojtarin nga Premier League me një çmim të volitshëm: 20 milionë mund të jenë të mjaftueshme për ish Brighton-in. Problemi i madh për Djallin është një: konkurrenca e shumtë rreth lojtarit klas 1994. Klubi i rrugës Aldo Rossi nuk mund t’i ofrojë mundësinë për të luajtur në Champions League një lojtari 31-vjeçar, i cili, në kulmin e karrierës së tij, mund të dëshirojë të vazhdojë t’i luajë netët evropiane në një nivel të caktuar. Milani do të përpiqet, por negociatat duken të vështira: do të kemi më shumë lajme ditët në vijim.

Share This Article
Pa Komente