Milani, në këtë sesion të merkatos verore, edhe pse deri tani zhurma ende nuk është dëgjuar e fortë, do të bëjë një merkato spektakolare. Blerje të reja dhe të forta priten nga dyshja Tare-Allegri. Një lajm i bujshëm për një supersulmues
Vazhdon e pandërprerë gjuetia e njerëzve të merkatos Milan për objektivat e paracaktuar por edhe mbi ndonjë mundësi të bujshme që janë veçanti e merkatove verore. Në Milanello dhe zonën përreth, dy javë paa grumbullimit të skuadrës së Massimiliano Allegrit, ka – në fakt – një atmosferë revolucioni. Do të ketë ndryshime. Apo, më mirë thënë, trazira në çdo repart. Buxheti është ai që është, nuk është i pafund, por – i ushqyer edhe nga shitjet – do të shpërndahet në mënyrën më të mirë për të arritur të gjitha objektivat që trejneri Allegri dhe drejtori sportiv Igli Tare kanë ndër mend.
Një tjetër sulm!
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Edhe pse Milan, sezonin e kaluar, ka shënuar një sasi të mirë golash, për këtë merkato verore drejtuesit e konsiderojnë të nevojshme ta rinovojnë plotësisht – ose pothuajse – repartin e sulmit. Të sigurt janë vetëm Christian Pulisic dhe Rafael Leao, sigurisht; por në largim, do të jenë qendërsulmuesit.
Asnjë negociatë me Romën për konfirmimin e Tammy Abraham, që kështu, rikthehet te Giallorossët. Asnjë rinovim kontrate edhe për Luka Jovic. Së fundi, huazim në Serie B për talentin e ri, Francesco Camarda, klasin 2008. Ka nëvojë të luajë me vazhdimësi. Vazhdojmë më tej>>>.