Milan po planifikon një sesion veror merkato strategjik, me objektiv përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Nën drejtimin e Drejtorit të ri Sportiv, Igli Tare, klubi Rossoner synon të ndërtojë një skuadër konkurruese, duke u përqendruar te lojtarë me përvojë dhe cilësorë. Ndërkohë që, në aspektin e trajnerëve, një profil shumë i vlerësuar nga klubi tani duket se është zbehur, duke e detyruar ish Lazion të rishikojë strategjitë. Tani Tare është gati të nisë një projekt të ri për të zëvendësuar Conceicaon, me objektiv rikthimin e kuqezinjve aty ku e kanë vendin, që do të thotë në krye të futbollit italian dhe evropian.
Një emër i ri me peshë në shënjestër
E ardhmja e Reijnders duket gjithnjë e më e paqartë, me Manchester City-n që po përpiqet fort ta sjellë mesfushorin holandez në oborrin e Pep Guardiolës. Igli Tare, tani përballet me një sfidë komplekse: ndërtimin e një Milani konkurrues pavarësisht shitjeve të bujshme të mundshme. Nga Spanja, në veçanti nga kolegët e të përditshmes shumë së njohur sportive Mundo Deportivo, vjen konfirmimi i interesit të kuqezinjve për një lojtar me peshë, kandidat për të zënë vendin e Reijnders nëse negociatat me City-n do të ishin të suksesshme. Kështu, kursi i ri milanist merr formë, midis të panjohurave dhe ambicieve.
Nga Spanja, trashëgimtari i mundshëm luksi i Reijnders: shi konfirmimesh
Sipas kolegëve të të përditshmes sportive Mundo Deportivo, Atletico Madrid nuk e konsideron De Paul të pashitshëm dhe do të ishte gati t’i vlerësonte ofertat e rëndësishme që do të vinin për transferimin e tij. Kontrata e ish Udineses skadon më 2026, por një dështim për të rinovuar mund t’i hapte rrugën largimit të argjentinasit. Përveç Milanit, për mesfushorin argjentinas që tashmë ka pasur një goxha eksperiencë në Serie A, me Udinese-n, interes kanë treguar edhe Inter, e Aston Villa. Me eksperiencën edhe në Spanjë dhe pjesëmarrjen e tij në fitoren e Kupës së Botës 2022 me Argjentinën, De Paul mund t’i sjellë skuadrës lidership dhe kualitet.