Sezoni 2023-2024 i Milanit është mbyllur dhe, nga ai moment, tashmë ka ardhur koha për të menduar për kursin e ri, me trajnerin e ri që do të ulet në pankinë dhe tregun e transferimeve. Drejtuesit e klubit Via, Aldo Rossi, Giorgio Furlani, Geoffrey Moncada dhe Antonio D’Ottavio – me konsulencën e Zlatan Ibrahimović – duan të bindin tifozët kuqezi, me blerje të rëndësishme, për cilësinë e projektit teknik të Djallit.
GODITJE TË SYNUARA
Në fakt nuk pritet të ketë ndonjë revolucion, siç ndodhi në merkaton e kaluar verore të 2023, por llogaritë do të bëhen me goditje të synuara për Milanin që, sipas të gjitha gjasave do t’i besohen drejtimit teknik të Paulo Fonsecës. Do të duhen një qendërmbrojtës dhe një qendërsulmues i rëndësishëm për të zëvendësuar Simon Kjær dhe Olivier Giroud, të cilët u larguan pas mbarimit të kontratës. Por, klubi po mendon të blejë edhe një mbrojtës të ri të djathtë, një mesfushor me karakteristika thjesht mbrojtëse dhe një sulmues të dytë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
BUXHETI DHE SHITJET
Milani ka vlerësuar një seancën merkatoje verore prej 90-100 milionë euro, pa asnjë shitje. Ky buxhet rrjedh kryesisht nga të ardhurat nga kualifikimi në Champions League 2024-2025 dhe, nga ana tjetër, prej largimeve përfundimtare të disa lojtarëve në huazim (mbi të gjitha, Charles De Ketelaere dhe Alexis Saelemaekers). Më pas Klubi mund edhe të rrisë buxhetin e tij në rast se dikush tjetër mund të shitet. Le t’i analizojmë specifikisht situatat.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
BIG THREE DHE TË TJERËT
Milani nuk ka nevojë të shesë për të bërë një merkato të madhe blerjesh. Por është e kuptueshme se, siç ndodh në të gjitha klubet serioze, nëse do të vinte një ofertë shokuese për një nga lojtarët e saj më të rëndësishëm, të paktën do të vlerësohej. Rafael Leão pothuajse me siguri do të qëndrojë. Tjetër histori për Mike Maignan dhe Theo Hernández, të cilët Milani nuk do të dëshironte t’i shiste, por me të cilët po zhvillohet një dialog për rinovimin e kontratave që u skadojnë më 30 qershor 2026, përpjekje që ende nuk po rezulton e suksesshme. Vëmendje, pra, për pozicionet e Malick Thiaw, Fikayo Tomori dhe Ismaël Bennacer. Ka mundësi që njëri prej tyre të mund të largohet në verë, me një probabilitet më të madh.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
LAJMI
E nëse Milani do ta shiste Maignan në këtë merkato verore, si do ta zëvendësonte? Portieri francez, klas ’95, ka një goxha merkato në Premier League (Chelsea) dhe në Bundesligë (Bayern Munich). Për 70-80 milionë euro ai mund të paketonte valixhet. Për ta zëvendësuar, Djalli tashmë do të kishte në mendje një listë të madhe emrash, duke nisur nga Diogo Costa (Porto), duke vazhduar me Guglielmo Vicario (Tottenham), e duke kaluar nëpër Marco Carnesecchi (Atalanta).