Pas mbylljes së fushatës së blerjeve verore, Milan po sheh që tani drejt seksionit dimëror për të bërë riparimet e fundit që nevojiten për kompletimin e skuadrës.
Massimiliano Allegri ka ndërmend të konsolidojë repartin mbrojtës dhe të shtojë edhe ndonjë alternativë tjetër sulmuese, me shumë peshë, për rritur opsionet në dispozicion të tij.
Vëmendja e njerëzve të merkatos rossonere është përqendruar mbi lojtarë të monitoruar tashmë që në verë, me objektiv për t’i paraprirë nevojave të mundshme taktike gjatë gjysmës së dytë të sezonit. Drejtori sportiv Igli Tare ka një strategji specifike në mendje për të siguruar soliditet më të madh në prapavijë dhe mprehtësi më të madhe në sulm, pa e revolucionarizuar skuadrën, por duke patur parasysh goditje të shënjuara.
Tare vazhdon të monitorojë Joe Gomez
Sipas kolegut dhe ekspertit të merkatos Niccolò Ceccarini, Igli Tare e konsideron Joe Gomez të Liverpoolit si objektivin kryesor mbrojtës për janarin: “Për të forcuar edhe më shumë soliditet në prapavijën e Milanit, drejtori sportiv Rossoner do të kishte në mendje një emër mbi të tjerët. Joe Gomez, ai ishte shumë afër transferimit në verë, por në fund Redsat e bllokuan operacionin”.
Merkato e mbrojtës Rossonere
Qendërmbrojtësi anglez klas 1997 ishte një hap afër transferimit te Djalli, gjatë merkatos verore, me Rossonerët gati për ta mbyllur, dështimi i akordit për Marc Guéhi nga ana e Liverpool, hodhi në erë gjithçka. Gomez mbetet tani në shënjestër të Milanit, gati për t’u bërë një përforcim kyç për Allegrin, i cili synon një mbrojtje më të fortë dhe të besueshme në ndeshjet vendimtare. Nuk është për t’u përjashtuar, në fakt, edhe një përpjekje e re në janar.
Përveç mbrojtjes
Por merkato e riparimeve dimërore të janarit nuk do të shërbejë vetëm me mbrojtjen. Milani ka ndërmend të blejë edhe një puntë të re qendrore, për të plotësuar organikën ekzistuese dhe për të rritur opsionet e saj sulmuese.
Strategjia e Tares po përqëndrohet te blerjet e synuara, me objektiv përforcimin e reparteve kyçe dhe pa e çorganizuar skuadrën. Drejtori sportiv Rossoner dëshiron t’i dhurojë Allegrit mjete konkrete për të garuar në Serie A dhe minimalisht për të siguruar një vend në sezonin e ardhshëm të Champions League, duke siguruar më shumë zgjedhje taktike dhe një thellësi më të madhe të organikës.
Seksioni dimëror do të jetë determinant për të testuar ekuilibrat e rinj dhe përforcimin e reparteve stretegjikë, me idenë e sjelljes së lojtarëve të njohur apo të ndjekur gjatë muajve të mëparshëm.
Milan, edhe një sulmues i ri për në janar
Bashkë me Joe Gomez, në krye të listës së mbrojtëseve dhe një sulmues të ri gati për të forcuar sulmin, Milani synon një pjesë të dytë të sezonit konkurrues dhe pa pika të dobëta, duke përgatitur skuadrën për një betejë intensive në të gjitha frontet.
Menaxhimi i Tares dhe Allegrit do të jetë vendimtar për të shfrytëzuar sa më shumë mundësitë e merkatos, duke synuar lojtarë të përshtatshëm për projektin Rossoner dhe me hapësirë për rritje të menjëhershme.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
