Merkato Milan, në shënjestër një dashuri e vjetër: goditja që shemb ekuilibrat

Milanistat
3 Min Read

Njoftimi i Igli Tares si Drejtor i ri Sportiv i Milanit ka shumë të ngjarë të vijë brenda fundjavës së ardhshme. Së pari, kuqezinjtë do të duhet ta mbyllin zyrtarisht sezonin në shtëpi kundër Monzës dhe më pas të nisin planifikimin e sezonit të ardhshëm në një mënyrë shumë më efektive sesa ai aktual. Ka shumë nyje për t’u zgjidhur për drejtuesin shqiptar: rinovimi i kontratave me Theo Hernandez, Mike Maignan dhe Christian Pulisic janë një përparësi, ashtu si dhe kërkimi i një trajner që mund ta zëvendësojë më së miri Conceiçao-n, i cili pas pak ditësh do të shkarkohet. Natyrisht, hapi tjetër do të ketë të bëjë me merkaton: janë shumë vendimet e rëndësishme që duhen marrë edhe në këtë drejtim.

Së pari, largimet…

Duke pasur parasysh dështimin për t’u kualifikuar për Champions League të sezonit të ardhshëm, ka të ngjarë që Milani të duhet të vazhdojë me disa shitje. Nuk është sekret që Reijnders ka përfunduar në shënjestër të Manchester City-t, por Rossonerët kërkojnë të paktën 70 milionë për ta shitur dhe nuk do të jetë një negociatë e lehtë. Më të mundshme janë largimet e lojtarëve jo-thelbësorë si Tomori, Thiaw, Loftus-Cheek dhe Chukwueze: në veçanti dy mbrojtësit kanë marrë oferta të ndryshme e, nëse do të vinte ajo e duhura, Djalli mund t’i lerë të shkojnë pa shumë shqetësime. Natyrisht, drejtuesit do të duhet të vlerësojë edhe të ardhmen e Theo Hernandez dhe Mike Maignan në rast dështimi të rinovimit: pa një zgjatje, të dy do të duhet të shiten në verë për të shmangur humbjen e tyre me zero më 2026.

…pastaj, blerjet në merkato

Sigurisht, Igli Tare do të duhet të menaxhojë edhe një merkato në hyrje veçanërisht delikate, që, për forcë të zakonit, nuk mund të bëjë shpenzime të çmendura. Kjo është arsyeja pse në radarët e drejtuesve kuqezinj ka përfunduar Rayan Cherki, mesfushori sulmues i Lyonit të Fonseca-s, i cili ka magjepsur Ligue 1 këtë sezon: në 30 ndeshje të luajtura, francezi ka shënuar 8 gola dhe ka ‘dhuruar’ 11 asiste. E ka deklaruar tashmë se nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon më 2026, ndaj që kjo mund të jetë pikërisht koha e duhur për ta blerë: klauzola çliruese është fiksuar në 22.5 milionë euro, shifër shumë e përballueshme për një talent klas 2003. Konkurrenca do të jetë shumë e ashpër, por Milani do të përpiqet: vëmendje ndaj zhvillimeve të tjera të mundshme.

Share This Article
Pa Komente