Ka vërtet shumë hekur e zjarr për sa i përket merkatos Milan. Gjuetia për qendërsulmuesin e ri është prioriteti kryesor, por ndërkohë drejtuesit kuqezinj po zhvillojnë edhe diskutime të tjera paralele. Në mesfushë, për shembull, një sy mbi shitjen e mundshme të Bennacer, i cili po përkëdhelet në Arabi. Prej aty së shpejti mund të mbërrijë një superofertë, si për Milanin ashtu edhe për fantazistin algjerian. Në vend të Bennacer, Milani do të donte të blinte një mesfushor fizik dhe ekuilibri për në mes të fushës. Rabiot mbetet ëndrra e merkatos, ndërkohë që po bëhet progres për Fofana të Monaco. Sipas asaj që raportojnë kolegët e medias së përditshme sportive Gazzetta dello Sport, Milani do të ishte i gatshëm të ofronte deri në 25 milionë euro për Fofana dhe palët do të ishin afër. Po për në sulm? Natyrisht që mungon qendërsulmuesi, por kujdes mbi një lajm të bujshme, krejtësisht befasuese që është shfaqur befas në këto orë në lidhje me një emër krejtësisht të ri, por në fakt edhe shumë i vjetër për dëshirat e tifozëve kuqezinj.
Teksa gjuetia për një sulmues vazhdon pa pushim, Milani po shikon edhe profile të tjera për të përforcuar paketën e tij sulmuese. Për shembull, siç raportohet nga Il Resto del Carlino, kuqezinjtë do të ishin rikthyer në gjurmët e Domenico Berardit, i cili padyshim që do të largohet nga Sassuolo e rënë në Serie B, gjatë këtij afati kalimtar veror. Shpresa e Milanit (dhe konkurrentëve të tjerë si Roma, Napoli dhe Juventus) është që çmimi i Berardit tani të ketë rënë ndjeshëm në krahasim me të kaluarën e afërt. Mirëpo, duket se ziverdhët kërkojnë ende shuma mjaft të rëndësishme për xhevahirin e tyre më të çmuar. Milani do të kishte nisur tashmë kontaktet e para për Berardin, duke testuar ujërat. Nëse gjërat do të ishin vërtet kështu, një blerje e tillë do të ishte gjysmë çmendurie për Djallin, i cili nuk ka nevojë për anësorin sulmues në këtë merkato, ndërkohë që duhet të verë dorë në disa role të tjera. Të shohim. Goditje e madhe, pak më parë, të tjera lajme të bujshme mbërrijnë në orbitën kuqezi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>