U desh kohë, por në fund Milani arriti ta rikthejë Massimiliano Allegrin në pankinën e tij. Një emër me rëndësi, me substancë, me eksperiencë të madhe për t’ia rinisur dhe në të njëjtën kohë për t’i dërguar një sinjal sheshit kuqezi. Allegri është sinonim i konkretësisë, identitetit dhe i rezultateve. Gjithçka që efekticish i duhej Milanit për të arritur të ngrinte kokën dhe të shikonte drejt të ardhmes së afërt me entuziazëm të ripërtërirë dhe optimizëm më të madh. Por tani Igli Tare, i rëndësishëm në zgjedhjen e Allegrit, është i thirrur të organizojë një merkato të nivelit të lartë dhe t’i dorëzojë goditje të rëndësishme trajnerit të ri të Milanit.
Milani, pas Allegrit tani merkato: 5 blerje të reja në program
Patjetër që një si Max nuk mund të kënaqet me një projekt teknik pa ambicie. As me një merkato të ulët. Sigurisht që do të kalojë edhe nëpërmjet disa shitjeve, që në ndonjë rast mund të jenë edhe të rënda. Por me ardhjen – më saktë, me rikthimin – e Allegrit, merkato e Milanit në hyrje do të jetë e rëndësishme dhe mund edhe të rezervojë disa surpriza të mëdha. Në veçanti, vëmendje 5 goditjeve të merkatos në listën Milan që tashmë janë planifikuar për Allegrin: le t’i shohim, njëra pas tjetrës.
Midis prioriteteve
Ia nisim me lëvizjen e parë në program, një prej prioriteteve kryesore të merkatos Milan. Po flasim për të paktën një qendrormbrojtës të ri me peshë të madhe. Një mbrojtës dominues, i cili do të jetë pika e re e referencës së prapavijës së Allegrit, i cili gjithmonë i ka bazuar skuadrat e tij në qëndrueshmërinë mbrojtëse dhe mbi njerëzit e tij në mbrojtje. Edhe sepse në dalje do të ishin disa lojtarë, si Tomori dhe mbi të gjitha Thiaw. Milanit i pëlqen prej kohësh xhevahiri spanjoll i Valencias, Cristhian Mosquera, i cili kushton rreth 30 milionë euro. Por në listën e Tares ka edhe emra të tjerë, si Pietro Comuzzo i Fiorentinës (25 milionë) e mbi të gjitha, dëshira e tij nga Lazio, Mario Gila (35 milionë euro). Tani le të kalojmë te goditjet e tjera të pritshme.
Objektiv konkret
Duke mbetur gjithnjë në repartin mbrojtës, nevojiten përforcime thelbësore edhe përsa i përket mbrojtësve anësorë. Veçanërisht në të majtë, në rast se Theo Hernandez do t’i thoshte lamtumirë Milanit. Një mbrojtës i majtë është padyshim një nga objektivat më konkretë dhe më të rëndësishëm të Milanit të ri të targuar Allegri. Deri më sot, shumë e vakët pista që çon te Nuno Tavares i Lazios, pasi do të kushtonte shumë (rreth 40 milionë) dhe nuk ofron garanci për nga pikëpamja fizike. Është ftohur paksa edhe hipoteza Maxim De Cuyper, i Bruges (25 milionë), i cili pëlqehet veçanërisht nga Moncada.
Ndërkohë që Tare mund të zgjedhë Junior Firpo, një mundësi joshëse merkatoje, si transferim i lirë, pas një sezoni të rëndësishëm me Leeds me 4 gola dhe 10 asiste. Ndërsa ëndrra e ndaluar do të ishte Destiny Udogie, fituesi i ri i Europa League me Tottenham. Një goditje thuajse e pamundur, duke pasur parasysh se do të kërkonte rreth 45/50 milionë euro. Tani kalojmë në mesfushë.
Qendra e lojës
Edhe në mesfushë, Milani do të ketë nevojë për përforcime cilësore. Ndoshta edhe më shumë se një, shumë do të varet nga merkato në largim (gjithmonë një sy mbi situatën që ka të bëjë me Reijnders). Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, sigurisht që do të jetë e nevojshme të përforcohet mesfusha e kuqezinjve, veçanërisht në rolin e regjisorit. Pika kryesore nga i cili do të kalojë loja e Allegrit. Me pak fjalë, truri i skuadrës. Në këtë kuptim, i preferuari i Milanit prej një kohe të gjatë tashmë është Samuele Ricci, për të cilin megjithatë Torino vazhdon të kërkojë rreth 40 milionë euro. Shumë, pa dyshim. Morten Frendrup i Genoa (25 milionë) mund të jetë një ide, por një sy edhe mbi një tjetër lojtar, i preferuar i Tares, që vetë Allegri do ta pëlqente: Nicolò Rovella i Lazios, emër prej rreth 30 milionë euro. Për t’u sinjalizuar edhe emri i Hans Nicolussi Caviglia në largim nga Venezia (10 milionë euro), i cili pëlqehet në mënyrë të veçantë edhe pse padyshim që do të ishte një lojtar plus për t’u shtuar në mesfushë dhe jo goditja kryesore e kuqezinjve. Kalojmë te lëvizja e katërt në program.
Emra të rëndësishëm në listë
Duke vazhduar me listën e objektivave, ndalojmë edhe te anësorët sulmues që do të kenë nevojë për forca të freskëta në verë. Në fakt, nga Milani, në dalje janë disa lojtarë në largim në këtë repart (nga Sottil te Chukwueze, duke kaluar përmes Okafor). Me Allegrin, vëmendje rikthimit të mundshëm të dashurisë për Federico Chiesën, të cilin Milani e ka ndjekur prej kohësh dhe i cili është i destinuar të largohet nga Liverpooli në verë. Një lëvizje me vlerë rreth 20 milionë euro, por anësori italian mund të lëvizë edhe me formulën e një huazimi me të drejtë ose detyrim për ta shpaguar. Në listën e Tares ka edhe emra të tjerë të rëndësishëm. Nga ëndrra Rayan Cherki, në largim nga Lyon (40 milionë) te Ndoye dhe Orsolini i Bolonjës (të dy rreth 30 milionë euro), duke kaluar përmes sugjerimit të Amad Diallo të Manchester United (40 milionë). Ajo që është e sigurt është se të paktën një anësor ofensiv i ri me cilësi do të mbërrijë në Milanello gjatë merkatos së ardhshme verore. Por vëmendje tani për goditjen e pestë, për të cilën ka edhe një emër absolutisht të bujshëm.
Goditje top
Goditja e fundit për të cilën po flasim padyshim që ka të bëjë me sulmin. Në fakt, Milanit do t’i duhet një sulmues i ri dhe i rëndësishëm në sulm për të qenë krah me Santiago Gimenez, duke pasur parasysh se Abraham do të rikthehet në Romë dhe e ardhmja e Jovic është gjithmonë në pikëpyetje. Tares, Milanit e madje edhe Allegri i pëlqejnë veçanërisht cilësitë dhe karakteristikat e dy qendërsulmuesve të rëndësishëm si Lorenzo Lucca i Udineses dhe Nikola Krstovic i Lecce, të dy emra me vlerë rreth 25/30 milionë euro.
Por nuk përjashtohen as opsione më ekzotike, me Taren që në veçanti mund të shohë nga Bundesliga, kampionat që e ndjek dhe e njeh shumë mirë. Në Gjermani ka profile që mund të pëlqehen si ato të gjigantit Tim Kleindienst të Borussia Monchengladbach (20 milionë) dhe Jonathan Burkardt të Mainz (35 milionë), të kërkuar edhe më parë nga DS shqiptar kur ishte te Lazio.
Por vëmendje edhe ndaj një sugjestioni të bujshëm të përfaqësuar nga një i përkëdhelur i Max Allegrit: Moise Kean. Sulmuesi azzurr vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm te Fiorentina me 25 gola dhe 3 asiste dhe, me ndryshimin e pankinën e Violës, edhe e ardhmja e tij të jetë në dyshim. Allegri me siguri do të ishte shumë i lumtur ta mirëpriste me dëshirë te Milani, edhe pse do të nevojitej një shifër prej rreth 45/50 milionë për të bindur Fiorentinën. Por kjo nuk është e gjitha. Përkundrazi, tani vëmendje e madhe ndaj lajmeve të fundit të bujshme.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
