Milani do të ishte duke përgatitur lëvizjet e para në merkato për t’ia dhuruar menjëherë trajnerit të ri Sergio Conceicao: ja kush është në shënjestër të kuqezinjve
Pas eksperiencës së hidhur me Fonsecën në pankinë, Milani ia rinis sërish me Sergio Conceicaon. Shkarkimi i Fonsecës nga shumëkush u mor si një rrufe në qiell të kaltër, por ata që na ndjekin vazhdimisht do ta dinë atë që jua kishim parathënë shumë ditë përpara ndeshjes kundër Romës (edhe më parë në të vërtetë). Ndarja nga trajneri luzitan ishte në ajër, siç e patëm parashikuar ishte një hipotezë absolutisht konkrete, pa përgënjeshtrimet e zakonshme rituale, të cilat qartazi besohen shumë pak.
Dhe tani topi kalon te Conceicao, i cili është thirrur për t’i ringjallur menjëherë fatet e një Milani që është shumë (shumë) larg majës. Objektivi minimal mbetet kualifikimi në Champions League-n e radhës. Dhe për ta arritur do të kalojmë edhe nëpërmjet merkatos së janarit, që vjen menjëherë për t’i dhënë një dorë të fortë Milanit të Conceicaos. Konkretisht, do të ishin planifikuar të paktën 3 goditje në këtë merkato: ja për cilët bëhet fjalë konkretisht
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Objektivi i parë
OK ndryshimi i trajnerit, por këtij Milani do t’i duhen edhe lloje të tjera përmirësimesh, madje shumë të rëndësishme. E pra, atëherë, midis afatit kalimtar të janarit dhe sesionit të ardhshëm veror, padyshim që do të ketë shumë të reja, përfshirë këtu edhe lamtumira të mundshme dhe blerje të reja. Duke folur për të ardhmen e afërt dhe rrjedhimisht për dritaren e merkatos riparuese dimërore, Milani duket se dëshiron të përqëndrohet në të paktën tre goditje: një mesfushor qendror, një sulmues që të mund të zgjidhë problemin e sterilitetit të sulmit aktual të kuqezinjve plus një surprizë të mundshme të madhe. E në këtë drejtim, tani vëmendje në veçanti disa emrave.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në fakt, emri i që ka qenë në listat e drejtuesve të klubit të rrugës Aldo Rossi ishte Samuele Ricci i Torinos, me Milanin që kishte intensifikuar sërish presionin për të gjatë ditëve të fundit. Mirëpo rinovimi i kontratës së tij dhe rivlerësimi i çmimit të kartonit në 50 milionë euro, i kanë ndryshuar planet e drejtuesve kuqezinj, duke i devijuar drejt një një profili tjetër. Dhe këtu spikasin emrat e Frendrup, i Genoas dhe Bondo i Monzës, Chukwuemeka i Chelsea dhe Belahyane i Veronës, të cilët kanë qenë gjithmonë në listë. Tani le të kalojmë te sulmi.
Goditja e dytë
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Përsa i përket qendërsulmuesit, Milani po shikon me shumë kujdes, duke testuar merkaton si brenda vendit ashtu dhe në Evropë. Prej kohësh po ju tregojmë për interesin shumë të afërt për Santiago Gimenez të Feyenoord, një emër shumë i rëndësishëm por për të cilin për ta marrë që në janar do të duheshin shumë para. Prandaj, kandidatura e sulmuesit meksikan është shtyrë për verën e ardhshme. Një tjetër emër me impakt të fortë dhe rëndësi ndërkombëtare është ai i francezit Kolo Muani, i PSG-së. Milani e ka eksploruar konkretisht gjatë orëve të fundit dhe dëshiron ta marrë hua nga francezët. Sidoqoftë, shifrat janë të rëndësishme, ndoshta shumë. Pra, në vëmendje është edhe pista italiane.
Janë, në fakt, duke u ngritur dita – ditës kuotat e Lorenzo Lucca-s së Udineses. Ai pëlqehet veçanërisht drejtuesit kuqezinjtë që e kanë ndjekur nga afër së fundmi. Mund të jetë zgjidhja e sulmit të Milanit për janarin, duke pritur për një goditje vërtetë të madhe në verë. Kuqezinjtë kanë një marrëdhënie të shumë të mirë me agjentin e lojtarit, Giuseppe Riso, i cili edhe do ta kishte propozuar te Milani ditët e fundit. Mbi Luccën do të ishin edhe klube të tjera, si Napoli dhe Fiorentina, por sytë nga sulmi i mundshëm i Djallit. Megjithatë, lajmet më të bujshme mund të mbërrijnë edhe në reparte të tjera.
Boshti i befasisë
Me ardhjen e Conceicaos, u riforcua veçanërisht edhe lidhja e Milanit me superagjentin portugez Jorge Mendes (agjent i edhe i vetë trajnerit ish Porto). Dhe pikërisht nga ky aks merkatoje mund të mbërrijnë surpriza të mëdha për Djallin që në janar. Pa dyshim, Conceicao do ta mirëpriste ardhjen e disa lojtarëve që i njeh mirë dhe Mendes mund t’ia lehtësonte punën klubit kuqezi në këtë kuptim. Kështu, që tani janë afruar disa emra veçanërisht interesantë dhe të shkëlqyer në orbitën Milan.
Kështu, La Gazzetta dello Sport bën emrin e qendërmbrojtësit Antonio Silva, një 21-vjeçar në largim nga Benfica, i cili duket shumë afërt me Juventusin. Por në rast të largimit të Tomorit dhe një oferte prej kuqezinjve, Mendes mund ta rikthejë gurin e peshores në favor të Milanit. Vetë Mendes do t’i kishte propozuar tashmë Djallit anësorin sulmues klas ’99, Francisco Trincão nga Sporting Lisbona, me vlerë rreth 25 milionë euro. Në rast largimi të të paktën njërit prej Chukwueze ose Okafor, ish anësori portugez i Barcelonës mund të jetë i përshtatshëm për Milanin. Rosa bën edhe dy emra të rinj të mundshëm, atë të mesfushorit sulmues 22-vjeçar Giovanni Reyna të Borussia Dortmund dhe mesfushorit 25-vjeçar Daniel Bragança të Sporting Lisbonës. Në fakt janë të gjithë emra të cilat redaksia jonë i ka paraprirë që dje dhe sot janë ripropozuar nga Gazzetta dello Sport. Kështu pra, vëmendje surprizave të mundshme. Dhe nuk mbaron akoma me kaq.