MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato Milan – “Më thonë se…”, me Fonsecën mbërrijnë edhe 6 goditje: 3 janë top | Të rejat më të fundit
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato Milan – “Më thonë se…”, me Fonsecën mbërrijnë edhe 6 goditje: 3 janë top | Të rejat më të fundit

By
Milanistat
22.05.2024
8 Min Read
Share
SHARE

Figura e parë e pazëllit të Milanit të ri do të jetë padyshim trajneri i ri të cilit do t’i dorëzohet pankina e kuqezinjve. Zgjedhja e pas Piolit do të jetë guri i parë nga i cili do të nisë të themelohet cikli i ri i Milanit, i cili, pa dyshim, do të duhet të kalojë menjëherë në merkaton e ardhshme verore. E teksa Paulo Fonseca gjithnjë e më shumë duket se të jetë i dyshuari kryesor për marrjen e trashëgimisë së Piolit, drejtuesit kuqezi po përgatisin me insistim merkaton e re Milan.

Në veçanti, vëmendja do të ishte rithemelimi i skuadrës kuqezi me të paktën 6 blerje të një niveli të lartë, nga të cilat të paktën 3 të jenë vërtet shumë të rëndësishme. Natyrisht, do të na duhet të kalojmë edhe nëpër disa shitje – ndoshta edhe të bujshme – por puna në merkaton hyrëse do të jetë padyshim e madhe. Nga ky këndvështrim, Ibrahimoviç, Moncada e të tjerë janë tashmë në punë, siç konfirmohet edhe nga lajmet e fundit të merkatos që qarkullojnë në orbitën Milan. Atëherë, pa u zgjatur më shumë, shkojmë e i shohim këto 6 goditje të planifikuara, njëra pas tjetrës: fillojmë nga e para.

Goditje e rëndësishme

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Fillojmë menjëherë me një nga goditjet më të mëdha që do të jetë padyshim për mbrojtjen. Në fakt, qëllimi i Milanit do të ishte të merrte një qendërmbrojtës të madh për të sistemuar njëherë e përgjithmonë repartin e mbrojtjes. Numerikisht, një qendërmbrojtës do të duhet të vijë patjetër në vend të Kjaer që largohet, por në të vërtetë duhet që ai që do të vijë të jetë shumë i rëndësishëm pasi edhe do të ketë një rol shumë më të rëndësishëm në mbrojtjen milaniste. Do të duhet të jetë titullar, ndoshta edhe duke sakrifikuar ndonjërin nga qendërmbrojtësit aktualë. Dëshira e kuqezinjve mbetet Buongiorno i Torinos, por edhe alternativat nuk mungojnë. Për shembull, vëmendje ndaj Lacroix të Wolfsburgut, një lojtar që Moncada e ka pëlqyer prej disa kohësh, si dhe Lilian Brassier të Brest.

Një titullar më shumë

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Duke folur gjithnjë për mbrojtjen, Milani do të donte të shtonte një titullar edhe në krahun e djathtë, dikë që të mund t’i “vjedhë” vendin Calabrias. Një emër që gudulis vërtet fantazitë e kuqezinjve është ai i Emerson Royal të Tottenham, i cili kushton rreth 20 milionë euro. Por nëse në stol do të mbërrinte vërtet Fonseca, atëherë trajneri portugez mund të sjellë me vete edhe mbrojtësin e ri të djathtë nga Lille. Po flasim për Tiago Santos, bashkatdhetarin 21 vjeçar të Fonsecës, të cilin ish Roma e ka lançuar me rezultate shumë të mira këtë sezon në Ligue 1.

Zëvendës luksoz

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Duke kaluar në krahun tjetër, Milani ka nevojën shumë të madhe për të gjetur më në fund edhe një zëvendës Theo Hernandez. Natyrisht, gjithçka do të ndryshonte nëse francezi do të shitej: në atë moment Milanit do t’i duhej edhe titullari, edhe rezerva. Por, tani për tani, duhet gjetur vetëm alter egoja e titullarit. Juan Miranda, i afruar për një kohë të gjatë gjatë merkatos së dimrit, duket se ka dalë paksa nga radari i kuqezinjve. Pëlqehet shumë italiani Ruggeri i Atalantës, por Dea është një dyqan shumë i shtrenjtë. Vëmendje atëherë kah talentit Patrick Dorgu të Leçes, i cili këtë sezon ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, mes tyre edhe atë të Milanit.

Një mesfushor top

Një tjetër goditje shumë e madhe dhe e rëndësishme sigurisht që do të mbërrijë në mesfushë, ku Milani kërkon të përforcohet me një element të aftë për të siguruar fizik, vrap dhe ekuilibër atje, në mes të fushës. Kemi nevojë për një vjedhës topash dhe të aftë për të luajtur me cilësi dhe intensitet. Goditja më e mirë në shënjestrën e Djallit do të ishte Youssouf Fofana i Monako, klas ’99, për të cilin do të duheshin rreth 30 milionë. Pëlqehet edhe Amrabat, që rikthehet te Fiorentina pas huazimit te Manchester United. Si një profil i ri dhe me perspektivë për mesfushën, Milani po ndjek edhe Ouedraogo të Schalke 04.

Goditja e madhe

Duke folur për super goditjet, nuk është sekret që Milani ka vënë në preventiv një shumë të konsiderueshme për qendërsulmuesin e tij të ri titullar, i cili është prioriteti i merkatos verore të ardhshme. Sesko dhe Zirkzee janë dëshirat e kuqezinjve. I pari pëlqehet shumë, së fundmi ka pasur edhe disa kontakte, por kostoja shumë e lartë dhe konkurrenca e disa klubeve të mëdha evropiane e bëjnë marrëveshjen shumë të komplikuar. Edhe Zirkzee, i përkëdhelur nga Milani për një kohë të gjatë, ka gjithashtu kosto të larta, por me Bolonjën mund të gjendet zgjidhja për të ulur shpenzimet financiare (siç është përfshirja e çmimit të Saelemaekers në negociata). Megjithatë, me Fonsecën në pankinë, kujdes nga një rikthimi i mundshëm kah Jonathan David, një tjetër lojtar që ka bërë shumë mirë te Lille nën drejtimin e trajnerit portugez. Por tani e mbyllim shotlist të merkatos Milan me lëvizjen e gjashtë që është planifikuar për në verë.

Qershia mbi tortë

Për të sistemuar repartin e sulmit pas largimit të Giroud, Milani mund të blejë edhe dy sulmues të rinj dhe jo vetëm një. E nëse goditja kryesore do të jetë padyshim ai për të cilin folëm pak më lart, blerja e dytë mund të jetë gjithashtu interesante edhe pse qartësisht me kosto shumë më të ulët. Nuk është për t’u nënvlerësuar edhe pista Guirassy, që mund të shpagohet në Shtutgart me vetëm 17 milionë euro. Milanit pastaj i pëlqen prej kohësh edhe En-Nesyri i Sevilljës, një tjetër lojtar që përfaqëson një mundësi joshëse në merkato, duke qenë se kontrata e tij skadon më 2025. Së fundi, orët e fundit është frikësuar ideja italiane e cila çon te italiani Pinamonti. i cili militon në rradhët e Sassuolos tashmë të rënë nga kategoria. Me pak fjalë, tashmë ka plot lajme për të bërë që tifozëve të Milanit t’u ftohet gjaku dhe ta largojnë mendjen kah drejtimeve të tjera.

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?