Milani, siç ka ndodhur edhe më herët këto vitet e fundit, gjithnjë e më shpesh po hesh sytë në shtëpinë e Lille për talente të reja. Kësaj here bëhet fjalë për një xhevahir perfekt për trajnerin e Rossonerëve, Massimiliano Allegri
As 18 vjeç, por që tani në listën e shumë top klubeve evropiane. Talenti i ri i Lille, ka magjepsur edhe Milanin. Nuk është e fshehtë, në fakt, që Rossonerët po e ndjekin me shumë interes situatën e lojtarit klas 2007, në pronësi të klubit francez, por me një kontratë në skadencë në qershor 2027. Një mesfushor modern, dinamik, i zoti të mbulojë të gjithë fushën. Shumë i aftë në situata tek për tek, i talentuar dhe i pajisur me një dribbling të shkëlqyer, por edhe i aftë në rikuperimin e topave dhe në shtytjen përpara të skuadrës. Shkurt, mesfushori klasik “box to box” perfekt për Massimiliano Allegrin.
Mirëpo Lille nuk do ta lërë të shkojë lehtësisht Ayyoub Bouaddi, talentin e saj të madh dhe ka vendosur një çmim që nuk mund të diskutohet nën 30 milionë euro. Milani dëshiron ta provojë, qëndron në dritare dhe pret momentin e duhur për të hedhur bazat e një negociate që mund të jetë komplekse. Megjithatë, edhe nëse arrihet marrëveshja, duket se kuqezinjtë nuk kanë ndërmend ta përfshijnë menjëherë Bouaddin në planet teknike. Në fakt, ideja do të ishte që ta fusnin në ingranazhet e skuadrës gradualisht, duke i mundësuar të maturohej dhe të përfitonte pak nga pak, gjithnjë e më shumë hapësirë për të, me kalimin e muajve. Bëhet fjalë gjithnjë për një talent klas 2007, një djalosh që 18 vjeç do të mbushë vetëm në tetor dhe që duhet të maturohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Te Milani duket se ekzistojnë kushtet e duhura, por tani gjithçka është në duart e Igli Tare. Emri i Bouaddit mbetet ndër të parët në fletoren e drejtuesit shqiptar, por do të duhet durim dhe strategji për t’ia rrëmbyer Lille dhe, mbi të gjitha, për të dalë mbi top klubet e tjera të interesuara.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>