MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato Milan – Mbyllet menjëherë, goditja e madhe, Conceição bën listën, Moncada gati ta plotësojë
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato Milan – Mbyllet menjëherë, goditja e madhe, Conceição bën listën, Moncada gati ta plotësojë

By
Milanistat
08.01.2025
5 Min Read
Share
SHARE

Milan parashikohet i tërbuar në këtë seancë merkato: Geoffrey Moncada është gati të verë duart mbi një lojtar të destinuar për të bërë që të flitet për të

Milani u rikthye në Milano nga Arabia Saudite, duke marrë me vete nga Riyadh edhe Superkupën e Italisë, të fituar në finale në derbin kundër Interit: tani, ndërsa vëmendja e Sérgio Conceição-s dhe lojtarëve do të spostohet në ndeshjen e radhës së kampionatit, të shtunën kundër Cagliarit, ai i drejtuesve do të përqëndrohet tërësisht drejt merkatos. Në fakt, seanca e negociatave dimërore është në zhvillim të plotë dhe klubi i rrugës Aldo Rossi – që ka nevojë për përmirësime të rëndësishme – do të jetë protagonist. Ta shohim si.

FILLIMISHT NJË APO DY SHITJE

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Pëpara se të zhvillojë operacionet e planifikuara hyrëse në këtë merkato të janarit, supozohet se Milani do të duhet të kryejë disa operacione në dalje. Së bashku, sipas të gjitha gjasave, në të njëjtin repart, në atë të sulmuesve anësorë. Noah Okafor, klas 2000, lojtar zviceran i marrë verën e 2023 nga RB Salzburg, është në rrugën për t’u bërë lojtar i ri i RB Leipzig: huazim me të drejtë blerjeje që do të bëhet detyrim me arritjen e kushteve të caktuara për një total prej 11 milionë euro. Pastaj, në largim duket se është edhe Samuel Chukwueze, klas 1999, nigeriani që ka shumë kërkesa, por që është veçanërisht i presionuar nga Aston Villa në Premier League. Pas largimit të tyre, nis revolucioni.

SULMI, NDRYSHON GJITHÇKA!

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milani ka ndërmend të bëjë dy goditje në merkato për anësorë, pra, një në të djathtë dhe një në të majtë. Për të zëvendësuar Chukwuezen, duket se është një garë me dy mes Francisco Trincão, klas 1999, mëngjërash portugez i Sporting Lisbonës dhe Pepê, klas 1997, brazilian i Portos. I pari mund të jetë i favorizuar, duke qenë se agjenti i tij, Jorge Mendes, është edhe agjenti i Conceiçãos. Ndërsa për krahun e majtë, emri ‘nxehtë’ i ditëve të fundit është ai i anglezit Marcus Rashford, klas 1997, një ‘craque’ i mundshme për Serie A, në largim nga Manchester United. Huazimi i tij me të drejtën e blerjes dhe me gjysmën e rrogës së paguar nga ‘Red Devils’ nuk është më një utopi e thjeshtë.

GODITJE E NEVOJSHME

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Nuk duhet harruar, pra, se Milani – në këtë sesion të merkatos – ka absolutisht nevojë për dy rekuizite, dy goditje ‘përmirësuese’ në një organikë që ka disa boshllëqe. Mungojnë, në fakt, një rol mbrojtës i majtë që mund t’i japë Theo Hernández mundësinë për të marrë frymë dhe një zëvendës, në mesfushë, për të stakanovistin Youssouf Fofana. Një element fleksibël, i cili eventualisht mund edhe të luajë me francezin. Për krahun, ndjesia është se Djalli do të fokusohet mbi një lojtar të ri (Almugera Kabar nga Borussia Dortmund?). Përkundrazi, për mesfushën do të shkojë mbi një element të gatshëm dhe të ambjentuar me Serie A (Warren Bondo i Monzës apo Morten Frendrup i Genoas). Po midis qendërmbrojtësve nuk do të ndodhë asgjë?

LAJMI

Me Matteo Gabbia, Malick Thiaw, Fikayo Tomori dhe Strahinja Pavlović për momentin, Milan ndihet i mbuluar në baterinë e qendërmbrojtësve dhe nuk ka ndërmend të ndërhyjë në këtë seancë të merkatos. Aq më tepër kur Conceição ka ndaluar largimin e Tomorit. ‘Fik’, i cili ishte në vëmendje të Juventusit dhe të disa klubeve angleze, mbi të gjitha Newcastle, do të qëndrojë kuqezi. Sidoqoftë, në funksion të sezonit të ardhshëm, Djalli po përgatit një goditje prej 30 milionë eurosh.

Milani, në fakt, nuk ka ndërmend ta lërë t’i ikë nga duar Cristhian Mosquera, klas 2004, spanjoll me origjinë kolumbiane që luan për Valencia. Iberikët, të impenjuar në luftën për shpëtim, nuk duan që ta largojnë tani, por kanë nevojë të arkëtojnë para. Ka shumë konkurrencë për kombëtarin olimpik të ‘Red Furies’, saqë sipas ‘fichajes.com’, Milani do të kishte pasur një ide: ta blinte menjëherë Mosquera dhe ta linte në huazim te ‘Murciélagos’ deri më 30 qershor. Duke vepruar kështu, do ta kishin blinduar mbrojtjen për sezonet e ardhshme.

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
TAGGED:'Red Furies'Aldo RossiAlmugera KabarArabia SauditeAston VillaBorussia DortmundCagliariCristhian Mosquerafichajes.comFikayo TomoriFrancisco TrincãoGenoaGeoffrey MoncadaInterJorge MendesMalick ThiawManchester UnitedMarcus RashfordMatteo GabbiaMerkato MilanMilanMilanoMonzaMorten FrendrupNoah OkaforPepePortoPremier LeagueRB LeipzigRB SalzburgRiyadhSamuel ChukwuezeSergio ConceiçaoSerie ASporting LisbonaStrahinja PavlovićSuperkupa e ItalisëTheo HernandezValenciaWarren BondoYoussouf Fofana
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?