Merkato Milan, mbrojtësi që Tares i pëlqen më shumë se të tjerët, në janar

Milani shikon drejt merkatos për të përforcuar mbrojtjen dhe për t'i dhënë Allegrit fleksibilitet më të madh taktik ndaj kundërshtarëve

Milanistat
2 Min Read

Milan po shijon një formë të shkëlqyer pas fitores bindëse kundër Napolit, që konfirmoi lidershipin e tij në klasifikimin e kampionatit, edhe pse bashkë me Napolin dhe Romën.

Ambjenti Rossoner beson në potencialin e ekipit, është i vetëdijshëm për qëndrueshmërinë e grupit dhe në aftësinë e Allegrit për të menaxhuar momentet kritike të sezonit.

Menaxhimi i lojtarëve dhe energjisë së tyre është thelbësor në një kampionat kaq të gjatë dhe konkurrues, ku çdo zgjedhje taktike mund të përbëjë diferencën.

Zgjidhje të reja mbrojtëse

Trajneri livornez duhet të jetë i kujdesshëm me zgjedhjet e tij për pozicionet individuale: mbulesa është e shkurtër në linjën e fundit të skuadrës.

Davide Bartesaghi do të jetë zëvendësimi natyror si mbrojtësit i pestë të majtë kundër Juventusit, duke zëvendësuar të skualifikuarin Estupinan, por në letër ai mund të mbulojë edhe rolin e mbrojtësit krahut.

De Winter në të kaluarën ka treguar se mund të mbulojë pothuajse çdo pozicion në mbrojtje: në qendër, në krah dhe mbrojtës i aancuar.

Përforcimet e mundshme të janarit

Megjithatë, Milanit i duhet një qendërmbrojtës i shpejtë ose një qendërmbrojtës i fortë fizikisht me aftësi të mira ajrore për t’i ofruar Allegrit një zgjidhje shtesë përveç Gabbias.

Klubi, siç raportohet nga kolegët e portalit të mirënjohur Calciomercato, po vlerëson për profile me peshë ndërkombëtare për të kompletuar mbrojtjen, duke pasur parasysh Gjermaninë, Francën dhe Anglinë.

Objektivi numër një

Ndër emrat që ndiqen është Joe Gomez, qendërmbrojtësi anglez i Liverpoolit, që ka luajtur vetëm 29 minuta në Premier League dhe 90 në Kupën EFL.

Lojtari, klas 1997, nuk bën pjesë në planevet e Slot dhe mund të përfaqësojë një goditje strategjike për janarin: një investim si për të tashmen ashtu edhe në të ardhmen, sipas asaj që ka ndërmend Tare.

Milani nuk do që ta humbasë mundësinë për të përforcuar një repart që deri më tani është konsideruar më pak e kompletuari në skuadër.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente