Zëvendësi i qendërmbrojtësit danez Simon Kjaer mund të vijë direkt nga Premier League: e kemi fjalën për Igor, mbrojtës që aktualisht luan për Brightonin. Lojtari në fjalë është edhe një ish njohje e futbollit italian, duke qenë se mes viteve 2020 dhe 2023 ka luajtur për Spalin dhe Fiorentinën. Është ky, pra, emri i fundit i lançuar nga kolegët e të përditshmes së madhe sportive Gazzetta dello Sport, në optikën Milan.
E pra, gjatë këtij sezoni, praparoja e kuqezinjve të drejtuar nga Stefano Pioli ka rënë shumë herë (49 gola të pësuar në 38 ndeshje kampionati) dhe nevojitet të paktën një blerje e re cilësore për t’u përpjekur që të mbushet boshllëku. Ndaj dhe gjigandi ish Viola mund të jetë i duhuri për Milanin. Lojtari në fjalë, gjatë këtij sezoni, ka koleksionuar 24 prezenca në kampionat si dhe 9 të tjera në kupa.
Verën e kaluar Igor u transferua në Premier League për 17 milionë euro. Të njëjtën shumë që skuadra angleze kërkon sot për ta shitur brazilianin, pas vetëm një sezoni. Milani është duke e vëzhguar ish Fiorentinën dhe nëse krijohet mundësia, drejtuesit e kuqezinjve mund të vendosin edhe të bëjnë goditjen…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>