Luka Modrić në këtë fillim sezoni, po demonstron më së miri atë që të gjithë e dinim: mosha është thjesht një numër që nuk ndikon në paraqitjet e një kampioni të pa kohë.
Plot 40 vjeç, kroati është gati të kapë 1,000 minutat në Serie A me fanellën Rossonere, një prag dhe moment historik që shumë mendonin se do ta arrinte shumë më ngadalë.
Kroati duket se e di sekretin e eliksirit të rinisë së përjetshme, ashtu si edhe një tjetër top player që vazhdon të mahnisë me jetëgjatësinë dhe rendimentin e tij në fushën e blertë: Robert Lewandowski.
Merkato Milan, ideja Lewandowski
Polaku, pavarësisht 37 viteve të tij, ka treguar se di të shkëlqejë ende para portës, siç dëshmohet nga statistikat dhe siç konfirmohet edhe nga fiziku i tij i pabesueshëm, prej një atlet elite.
Nën gjurmët e ndikimit pozitiv dhe profesionalizmit të jashtëzakonshëm të sjellë prej Modrić te Rossonerët, krerët milistë do të ishin seriozisht duke mendar për marrjen e Robert Lewandowskit në Serie A dhe për të forcuar sulmin e tyre.
Kanë qenë kolegët e të përditshmes sportive Tuttosport që bëjnë krahasimin e drejtpërdrejt të dy fenomeneve: “Lewa-gol, ideja Milan nën gjurmët e Modriç”.
Një goditje tip Modriç
Ideja është e qartë: të përsëritet një operacion i profilit të lartë dhe me shumë eksperiencë, duke sjellë në skuadër një lider teknik dhe karizmatik në gjentje për të ndikuar menjëherë në fushë dhe duke ofruar një model profesionalizmi të pakrahasueshëm për talentet e reja.
Ardhja e Lewandowskit do t’u çonte një sinjal shumë të fortë kundërshtarëve në kampionat dhe do t’i jepte merkatos së Milanit sigurinë e golave që i nevojiten urgjentisht.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
