Po flitet shpesh, në gazetat e ndryshme dhe portalet e mëdhenj dhe autoritarë sportivë për mundësinë që Milani, në këtë seancë të merkatos verore, të shesë njërin prej Mike Maignan, Theo Hernández ose Rafael Leão.
Nga lajmet e sotme kemi mësuar se rinovimi i kontratës së francezit me Milanin ka stopuar në vend për shkak të kërkesës tepër të madhe të mbrojtësit ekstrem milanist për pagën. Pikërisht këtu kanë marrë udhë edhe lajmet e shumta që flasin për një shitje të mundëshme të Maignan. Pra, nëse mbrojtësi i portës kuqezi do të largohet, atëherë me kë mund ta zëvendësojë Djalli? Pikërisht mbi këtë temë ka folur Tomasz Włodarczyk, gazetar sportiv i ‘meczyki.pl’, i cili ka zbuluar edhe emrin që është në shënjestër të drejtorit teknik kuqezi, Geoffrey Moncada.
Bëhet fjalë për Marcin Bułka, klas ’99, portier polak me një të kaluar te PSG, por që ka tre sezone që po mbron portën me ngjyrat e fanellës së Nice. I fundit, 2023-2024, ishte veçanërisht i mirë për të, me 17 ‘clean sheet’ në 38 ndeshje të kampionatit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Me Maignan te City, Milani blen Bułka-n te Nice për20 milionë!
Për gazetarin polak, nëse Maignan do të shkonte te Manchester City në vend të Edersonit, i përkëdheluri i klubeve të Saudi Pro League, Milani do të shkonte direkt për te Bułka. Sa do të kushtonte portieri? Rreth 20 milionë euro.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Bisedat mes palëve, në prapaskenë, tashmë kanë filluar. Të shohim nëse do të çojnë në një negociatë të vërtetë.