Nuk është vetëm çështja që lidhet me trajnerin e ri, në casa Milani shumë i rëndësishëm është edhe seanca e re e merkatos verore. Kjo, edhe për shkak se gjatë verës priten disa ndryshime edhe përsa i përket organikës së kuqezinjve. Një vëmendje të veçantë do të meritojë reparti i sulmit, që mund t’i nënshtrohet një revolucioni të vërtetë. Olivier Giroud do t’i thotë lamtumirë Milanit në fund të sezonit dhe kjo në vetvete do t’i detyrojë kuqezinjtë të kërkojnë dhe të marrin një qendërsulmues të ri të madh titullar. Por në sulm, sipas të gjitha gjasave, gjatë merkatos verore do të vijnë edhe dy sulmues të tjerë. Aq më tepër nëse Luka Jovic do të duhej të thoshte lamtumirë, gjë që në të vërtetë edhe mund të ndodhë.
Objektivi i madh është dhe mbetet Joshua Zirkzee i Bolonjës. Milani ka ecur përpara me kontaktet që po vazhdojnë prej muajsh. Në idetë e Ibrahimoviç dhe bashkëpunëtorëve të tij, Zirkzee duhet të ishte një goditje e madhe, ndaj të cilit do të investohet më shumë. Si alternativë, në rast së goditja dështon janë Benjamin Sesko, Santiago Gimenez dhe Victor Boniface. Profile të shkëlqyera, sulmues shumë të shtrenjtë që do të ishin alternativa të vërteta të Zirkzee dhe jo plotësuese. Ndërsa për goditjen e dytë në sulm, do të kërkohet një objektiv më ekonomik, por ende shumë i rëndësishëm dhe i gatshëm. Pra, kush mund të mbërrijë për repartin sulmues gjatë merkatos verore përveç Zirkzee? Lajmet e shumta që qarkullojnë përreth orbitës kuqezi flasin shumë qartë: ja kush janë të gjithë sulmuesit e afruar me Milanin dhe mundësa e ardhjes së tyre e përkthyer në përqindje, të përditësuara emër për emër.
- 5% Mauro Icardi
- 10% Timo Werner
- 15% Mateo Retegui
- 20% Jonathan David
- 25% Gonçalo Ramos
- 35% Kevin Denkey
- 45% Youssef En-Nesyri
- 50% Serhou Guirassy
Këto pra do të ishin emrat e të sulmuesve, dy prej të cilëve do të mund të kompletojnë sulmin e ri të Milanit sezonin e ardhshëm, së bashku me një tjetër qendërsulmues të madh titullar. Kandidaturat si Icardi, Werner apo Retegui janë shumë të ftohta, duke qenë më shumë sugjerime sesa hipoteza konkrete. Jonathan David pëlqehet shumë dhe prej kohësh, por kushton dhe aktualisht avantazhin duket se kanë klube të tjera. Ramos ka qenë i afruar edhe më parë me Milanin, por vetëm kaq. Por një sy të vëmendshëm duhet mbajtur për blerje të reja të mundshme si Denkey, një 23-vjeçar nga Bruges. Të preferuarit e kuqezinjve, sidoqoftë, do të ishin En-Nesyri – në largim nga Sevilla, me çmim të ulët pasi kontrata e tij skadon në 2025 – dhe sulmuesi i Shtutgartit, Guirassy, për të cilin “do të mjaftonte” klauzola çliruese prej 17.5 milionë euro. Dy qendërsulmues shumë të mirë me kosto të përballueshme dhe shumë të favorshme. Milani po vlerëson dhe po reflekton.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>