Merkato Milan për momentin është e përqëndruar e gjitha mbi kërkimin e qendërsulmuesit të ri titullarë. Deri në këtë moment, emri i parë në listën e kuqezinjve ka qenë ai i Joshua Zirkzee, i cili megjithatë po largohet gjithnjë e më shumë. Çështja e superpagesës së agjentit duket të jetë një pengesë e pakapërcyeshme mbi të cilën negociatat kanë ngecur. E ndërkohë Manchester United ka hyrë fuqishëm në garën për Zirkzee, duke e kaluar klubin kuqezi. Kështu Milani i ka rikthyer sytë nga Romelu Lukaku, një tjetër objektiv i madh dhe padyshim kompleks i kësaj merkatoje deri më tani të huaj për kuqezinjtë. Chelsea kërkon rreth 40 milionët e klauzolës, Milani do ta donte Lukakun në huazim ose me shifra shumë më të ulëta nga ato që kërkojnë londinezët. Po negociohet, por rruga mbetet në të përpjetë edhe për shkak të presionit të Napolit të Contes, i cili do të ishte edhe zgjedhja e parë e vetë Lukakut. Në të gjitha këto, megjithatë, vëmendje një tjetër lajmi merkatoje që ka mbërritur në Milano gjatë këtyre orëve, i cili mund të ndryshojë papritur letrat në tavolinë.
Oferta top
Pas zërave që ju kemi raportuar javët e fundit, tashmë po vijnë konfirmime të reja dhe të rëndësishme. Pasanikët e Newcastle në fakt do të ishte realisht dhe konkretisht të interesuar për mbrojtësin kuqezi, Malick Thiaw. Aq sa, sipas asaj që raportohet nga kolegët e të përditshmes sportive Corriere dello Sport, klubi anglez do të ishte gati të vendoste mbi tryezën e Milanit 40 milionë euro për qendërmbrojtësin gjerman. Sipas asaj që mësohet, kuqezinjtë do të donin diçka më shumë, por duke pasur parasysh këto shifra nuk do t’i afroheshin aspak mundësisë për ta shitur Thiaw. Edhe sepse, me një shifër mes 40 dhe 45 milionësh në xhep, Milani mund t’i rikthehet objektivave të tij të merkatos me një fuqi ekonomike krejtësisht të ndryshme nga sheikët e anglezëve. Nëse Newcastle do vendoste t’i shkonde deri në fund kërkesës së tij për klasin 2001, negociatat mund të zhvillohen brenda një kohe të shkurtër pas dorëzimit të ofertës, me Milanin që papritmas mund të shohë se edhe perspektivat e tij mund ndryshojnë për merkaton e ardhshme. Priten zhvillime. Ndërkohë, vëmendje të madhe.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>